Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

MSH e Norvegjisë tregon afatin e vaksinave që i dhuroi donacion Kosovës

Lajme 08/07/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë në Norvegji ka treguar afatin e skadencës së vaksinave që i ka dhuruar donacion Kosovës. Nga kjo ministri kanë deklaruar se nga mbi 180 mijë vaksina Astra Zeneca, 12 mijë prej tyre iu skadon afati më 31 korrik ndërsa pjesës tjetër më 31 gusht.

Ministria e Shëndetësisë e Norvegjisë, ka konfirmuar se disa prej dozave të vaksinave që i ka dhuruar Kosovës, u skadon afati në fund të këtij muaji. Kështu ka bërë të ditur në një përgjigje për Telegrafin, sekretari i shtetit në Ministrinë e Shëndetësisë në Norvegji dhe shërbimeve të kujdesit, Erlend Svardal Boe.

“Dozat e vaksinave të dërguara nga Norvegjia në Kosovë kanë numrin e grupeve të mëposhtme dhe datat e skadimit:

ABË1277 31.07.2021 Vaxzevria flakon 10×10 ml: 5

ABX2057 31.08.2021 Vaxzevria 10×10 ml flakon: 1440

ABX2057 31.08.2021 Vaxzevria 10×10 ml flakon: 264

ABË2953 31.07.2021 Vaxzevria flakon 10×10 ml: 120”, ka deklaruar Boe.

Ai më tej ka thënë se në total janë 12 mijë e 500 doza të vaksinës që iu skadon afati më 31 korrik 2021.

“Në total, 12 500 doza skadojnë më 31 korrik, kurse 170 400 dozat e mbetura skadojnë më 31 gusht”, u shpreh Boe.

Edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka konfirmuar sot se 12 mijë vaksina të AstraZenecas kanë afat deri më 31 korrik, kurse pjesa tjetër deri më 31 gusht 2021.

Kujtojmë se Norvegjia në fillim të këtij muaji ka dhuruar një donacion prej 182 mijë e 900 dozave të vaksinës AstraZeneca për Kosovën.

Ndryshe sa i përket këtyre vaksinave ka pasur edhe përplasje në Kuvendin e Kosovës, mes ministrit Arben Vitia dhe deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu.

Haxhiu ka kërkuar sqarime nga Vitia se përse e kishte pranuar donacionin nga Norvegjia, kur ishte në dijeni se afati i këtyre vaksinave ishte deri në qershor dhe korrik.

Pas kësaj, është kundërpërgjigjur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Vitia tha se çdo thirrje e qytetarëve për të hezituar për tu vaksinuar është abuzim me detyrën që e kanë./Telegrafi/

Artikulli paraprakTemperatura te fëmijët, si të veprojmë dhe kur të vizitojmë doktorin?
Artikulli i rradhës Kirurgu shqiptar kërkon të legalizohet ryshfeti ndaj mjekëve: Të lihen paratë në recepsion

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.