Pothuajse çdo fëmijë, në një kohë apo tjetër do të ketë temperaturë. Temperatura nuk është sëmundje por simptomë e cila zakonisht vjen si pasojë e infektimit.
Temperatura është njëra nga mënyrat natyrale se si trupi e lufton infektimin, edhe pse mund të jetë frikësuese, temperatura pa simptoma tjera shoqëruese nuk është e dëmshme dhe rrallë mund të jetë shenjë e ndonjë sëmundje serioze (përjashtohen bebet nen 3 muaj).
Është e rëndësishme që temperature gjithmonë ta matni me termometër.
Me poshtë keni disa raste kur duhet ta vizitoni doktorin patjetër:
Bebet 3 muajshe ose me pak, me temperaturë 38°C apo me shumë duhet të kontrollohen menjëherë.
Fëmijët 6-12 muaj me temperaturën 39°C apo me shumë duhet të kontrollohen nëse nuk dihet ende shkaku i kësaj simptome.
Në Spitalin Lindja në Prishtinë mund të vizitoheni tek neonatologu ose pediatri.
?Për vizita kontaktoni në 049 999923
Artikull i sponsorizuar