Ministria e Shëndetësisë e ka shpërblyer operatorin më të shtrenjtë për renovimin e objektit për depon qendrore të barnave.
Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe Ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia, sot kanë hedhur nga një lopatë beton në objektin i cili pritet të rinovohet dhe të përshtatet për depo qendrore të barnave të MSh-së, shkruan Gazeta Shneta.
Tenderi me vlerë mbi 1.7 milionë euro e ka zanafillën në fillim të këtij viti. Më 19 mars 2025 Zyra e Prokurimit të MSh-së ka nxjerr vendim për ta shpërblyer operatorin ekonomik për këtë punë.
MSh ia ka dhënë kontratën kompanisë “Termomontimi” me vlerë 1,770,554 Euro. Kjo ka qenë oferta më e shtrenjtë në këtë tender.
Për këtë punë kanë ofertuar kompani edhe me afër 300 mijë Euro më lirë sesa kompania që u shpërblye nga MSh-ja.
Më poshtë e gjeni dokumentin nga hapja e ofertave dhe vendimin e MSh-së për operatorin e shpërblyer.

Kurti ka thënë se kjo është depoja e parë qendrore pas privatizimit të objektit të ish-Farmedit afër QKUK-së. Vitia ka thënë se kjo depo do të mundësojë që të bëhet ruajtja e sigurtë e barnave. /Gazeta Shneta/




