Ministria e Shëndetësisë është mobilizuar pasditen e sotme për ta furnizuar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, pas shfaqjes së rasteve të helmimit.
MSH ka nisur një kontigjent për QKMF-në në Deçan me barna dhe materiale mjekësore për trajtimin e qytetarëve që po vazhdojnë të kërkojnë ndihmë mjekësore me simptoma të helmimit, shkruan Gazeta Shneta.
Gazeta ka marr disa informacione nga MSH lidhur me materialet që janë nisur pasditën e sotme për në QKMF.
Depoja Qendrore e MSH-së do të dërgojë mbi 2 mijë tretje NaCl, sisteme të infuzionit, shiringa, fllastera e kanilla. Poashtu QKMF do të furniziohet edhe me glukozë si dhe disa lloje të ilaqeve tjera.
Nga Ministria e Shëndetësisë është bërë e ditur se furnizimi do të vazhdojë edhe ditën e nesërme me alkool, barna të tjera si dhe materiale harxhuese.
Kujtojmë se deri më tani janë paraqitur rreth 1500 raste të helmimit në rrethinën e komunës së Deçanit. Ende nuk dihen shkaqet e helmimit, ndonëse po bëhen analiza të ujit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. /Gazeta Shneta/