Ministria e Shëndetësisë gjatë vitit të kaluar ka humbur gati gjysmë milioni euro përmes vendimeve gjyqësore. Kjo është bërë e ditur në raportin e auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditorit.
MSH është detyruar të paguaj këtë shumë parash për shkak se nuk i ka kryer obligimet me rregull ndaj operatorëve, shkruan Gazeta Shneta.
“Në vitin 2017, pagesa të bëra nga thesar përmes nenit 39.2 dhe vendimeve gjyqësore ishin 475,636€. Kjo kishte ndodhur për shkak se ministria nuk i kishte paguar obligimet me kohë me që rast operatorët i kishin realizuar të drejtat e tyre përmes thesarit apo vendimeve gjyqësore”, thuhet në raport.
ZKA tërheq vërejtjen për MSH-në se vonesat në pagesat e obligimeve mund të ndikojnë në prishjen e ekuilibrit buxhetor dhe rritë rrezikun që projektet e planifikuara me projeksionet fillestare të mos realizohen fare. Prandaj ka rekomanduar ministrin se duhet të sigurojë se të gjitha faturat e pranuara paguhen brenda afatit të përcaktuar ligjor. /Gazeta Shneta/