Ministria e Shëndetësisë ka marr vendim për licencimin e 29 laboratoreve private për testimin e qytetarëve për Sars-Cov-2.
Bordi për licencimin e institucioneve private shëndetësore ka licencuar 29 nga 34 në total sa kanë aplikuar për kryerjen e shërbimit të testimit për Covid-19. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 29 laboratore, dy prej tyre do të bëjnë teste me metodën RT PCR ndërsa të tjerat teste serologjike, shkruan Gazeta Shneta.
MSH ka njoftuar se Bordi për licencim të institucioneve private shëndetësore, do të vijoj me shqyrtimin edhe të aplikacioneve të tjera gjatë gjithë javës, dhe në listën e radhës, do të publikohen edhe emrat e institucioneve të tjera të cilave do t’u lejohet gjithashtu kryerja e testeve për SARS-Cov-2.
Gjithashtu, nga nesër, Inspektorati Shëndetësor, duke filluar nga dita e nesërme, do të kryejë inspektime në institucionet të cilave u është lejuar kryerja e testimeve, për të inspektuar gatishmërinë e tyre për t’i kryer testimet dhe verifikuar të dhënat e prezantuara nga këto institucione me rastin e aplikimit dhe dhënies së Deklaratës nën betim për kushtet e plotësuar për kryerjen e testimeve.
Më poshtë është tabela e plotë e laboratorëve private të cilat do të bëjnë teste për Covid-19. /Gazeta Shneta/