Gjatë shtatzanisë nevojat tuaja për hekur rriten ndjeshëm. Hekuri është një mineral thelbësor që trupi juaj ka nevojë të bëjë hemoglobinë, protein në qelizat e kuqe të gjakut që bart oksigjen në qelizat e tjera në trupin tuaj.
Foshnja juaj gjithashtu ka nevojë për hekur dhe do ta ruajë atë për përdorim në gjashtë muajt e pare të jetës jashtë mitrës, transmeton Gazeta Shneta.
Gjatë shtatzanisë trupi juaj prodhon më shumë gjak. Në gjysmën e dytë të shtatzanisë do të keni deri në 50% më shumë vëllim të gjakut. Gjatë kësaj kohe është normale që nivelet e hemoglobinës tuaj të zbresin pasi qelizat e kuqe të gjakut nuk mund të rriten aq shpejt sa të vazhdojnë me vëllimin më të lartë të gjakut.
Sidoqoftë, nëse nuk keni mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut dhe hekur të ruajtur për të përmbushur kërkesën e shtuar që shtatzania bën në trupin tuaj mund të bëheni anemik.
Anemia është një problem me numrin dhe cilësinë e qelizave të kuqe të gjakut në trupin tuaj. Disa gram und të mos shfaqin ndonjë ose vetëm disa nga simptomat e mëposhtme të anemisë:
Lëkurë e zbehtë
Lodhje
Ndjenja e dobësisë
Ndryshime në presion të gjakut
Dhimbje koke të shpeshta
Nervozizëm
Vështirësi përqendrimi
Humbja e oreksit
Mënyra më e mire për të parandaluar aneminë është të siguroheni që po i mbuloni të gjtiha bazat ushqyese para se të mbeteni shtatzënë dhe gjatë shtatzanisë. /GazetaShneta/