Ministria e Shëndetësisë ia ka dhënë tenderin mbi 5.3 milionë kompanisë “Santefarm” për furnizim me produktin Risdiplam.
Tenderi me titull “Furnizim me Risdiplam 0.75 mg-ml, bari për sëmundje të rënda dhe të rralla nga LBE”, i është dhënë kompanisë “Santefarm”, shkruan Gazeta Shneta.
Ky tender ka pasur vlerë të parashikuar 5,385,415.48. E po kaq është vlera që kjo kompani ka ofertuar në tender, dhe MSh e ka shpërblyer me të njëjtën.
Ky është një rast i rrallë meqë në tender operatorët ekonomik zakonisht ofertojnë me çmime më të lira sesa vlera e parashikuar nga Autoriteti Kontraktues, në këtë rast MSh.
Por sipas njoftimit për Dhënie të Kontratës, në këtë tender ka pasur vetëm një ofertues, që i bie se kompania “Santefarm” nuk ka pasur konkurrencë. /Gazeta Shneta/





