Revista e Stomatologëve të Kosovës ka hapur thirrjen për dorëshkrime për numrin e ardhshëm: Vëllimi 5, Numri 1, që do të publikohet në qershor 2026.
Sipas njoftimit, revista mirëpret dorëshkrime mbi të gjitha temat që lidhen me fushën e stomatologjisë.
Dorëshkrimet duhet të jenë të shkruara në gjuhën shqipe dhe të përfshijnë një abstrakt në anglisht.
Afati i fundit për dorëzimin e dorëshkrimeve është 8 maj 2026.
Të gjithë dorëshkrimet do t’i nënshtrohen vlerësimit nga ekspertë të fushës (peer review) përpara publikimit. Autorët mund t’i dërgojnë punimet e tyre në adresën e e-mailit të revistës: [email protected].
Korniza kohore e procesit të botimit:
- 8 maj 2026: Afati i fundit për dorëzim të dorëshkrimit
- 15 maj 2026: Komunikimi i rishikimeve dhe vendimeve nga redaksia te autorët
- 29 maj 2026: Përfundimi i rishikimeve nga ekspertët e fushave përkatëse
- Maj–Qershor 2026: Vendimet përfundimtare të redaksisë, redaktimi dhe korrigjimi
- Qershor 2026: Publikimi i numrit
Pjesëmarrja është e hapur për të gjithë profesionistët dhe studiuesit e interesuar në fushën e stomatologjisë./Gazeta Shneta/




