Ministria e Shëndetësisë ka iniciuar procedurën për blerjen e insulinave në vlerë mbi 4.1 milionë Euro.
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar një njoftim për Kontratën e Parashikuar për blerjen e insulinave e cila parashikohet të fillohet me datën tre qershor të këtij viti, shkruan Gazeta Shneta.
Tenderi në vlerë mbi 4.1 milionë euro do të hapet për insulina analoge me veprim të shpejtë, insulina analoge me veprim të gjatë dhe insulina analoge me veprim të mesëm dhe të shpejtë.
Këto të fundit janë më të shtrenjtat në vlerë afër 3 milionë euro.
Çmimi i insulinave është bazuar në kontratën e vitit të kaluar që MSh kishte nënshkruar me operatorin Meditech. Ministria i kishte blerë insulinat me veprim të shpejtë në vlerë 600,326 Euro, ndërsa ato me veprim të shpejtë dhe të mesëm 2,984,136. Kontrata ishte nënshkruar me kohëzgjatje për një vit. /Gazeta Shneta/