Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

QKMF në Dragash: 80% furnizim me barna nga MSh, mungesë në sistemet për infuzion, kanilla dhe gaza

Lajme 29/01/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një analizë e hollësishme e situatës së furnizimit me barna dhe materiale mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash ka zbuluar një imazh të përgjithshëm pozitiv, por edhe sfida specifike me të cilat ballafaqohet ky qytet. 

Farmacisti përgjegjës i QKMF-së, Ilir Jakupi, ka ndarë disa vërejtje thelbësore në një intervistë për Gazetën Shneta.  

Sipas tij, furnizimi me barna nga Ministria e Shëndetësisë ka arritur një nivel të kënaqshëm, megjithatë, Jakupi ka theksuar se ka pasur disa sfida me mungesën e disa produkteve. 

“Furnizimi me  barna nga Ministria  e Shëndetësisë sipas Listës Esenciale është i kënaqshëm, diku rreth 80% të barnave furnizohemi prej MSH. Mungesa në furnizim kemi pasur nga kortikosteroidet dhe vitamina sipas Listës Esenciale”, theksoi ai. 

 Mirëpo mungesë nuk pati në furnizimin me insuline dhe vaksina. 

“Po furnizimi me insulina dhe vaksina është shumë i mirë, kryesisht nuk ka pasur mungesa”, tha farmacisti Ilir Jakupi. 

Ai gjithashtu njoftoi se përpjekjet janë bërë për të siguruar furnizimin e materialeve shpenzuese nga Ministria e Shëndetësisë, megjithatë, ka pasur momente kur kanë munguar disa produkte. 

“Po edhe furnizimi me materiale shpenzues sipas Listës Esenciale bëhet nga MSH, mungesa ndonjëherë ka pasur nga: sistemet per infuzion, kanilla, gaza (fasha)”, shtoi ai. 

Në lidhje me situatën e personelit mjekësor, Jakupi shprehu shqetësimin për mungesën e mjekëve të rinjë, duke e cilësuar këtë si një nga nevojat më esenciale të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash.  

“Mungesa e mjekëve të rinjë është njera nga nevojat më esenciale e QKMF-së, e cila si problem kyq ka ikjën e mjekëve jashtë vendit,” tha në fund farmacisti përgjegjës në QKMF-në e Dragashit, Ilir Jakupi./GazetaShneta/

Artikulli paraprakMSh inicion tenderin për furnizim me insulina në vlerë mbi 4.1 milionë Euro
Artikulli i rradhës Mjeku i Javës: Lendita Ukelli-Jerliu, specialiste e biokimisë klinike flet rreth testeve të gjakut, roli i CRP-së dhe biokimisë në diagnostifikimin e sëmundjeve

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.