Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

MSH-ja fillon ‘luftën’ ndaj rriqrave, kërkon kujdes nga prindërit për fëmijët

Lajme 27/02/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nën kryesimin e Ministrit të Shëndetësisë Imet Rrahmani, sot në Prishtinë u mbajt takimi i radhës i Këshillit Ndërministror për Parandalimin dhe Luftimin e Etheve Krime Kongo në Kosovë.

Në këtë takim janë shqyrtuar aktivitetet e parapara për këtë vit nga të gjitha ministritë, agjencionet dhe autoritetet komunale të komunave endemike për këtë sëmundje, të parapara me Planin operativ për parandalimin dhe luftimin e EHKK 2017, me qëllim të menaxhimit të situatave me sukses të rasteve eventuale të sëmundjes së bartur përmes pickimit të rriqrave.

Ministri Rrahmani tha se aktivitetet e sivjetme, të parapara në Planin operativ janë vazhdimësia e aktiviteteve të ndërmarra nga Këshilli gjatë viteve të kaluara, që kanë rezultuar me një përgjigje adekuate dhe shmangien e viktimave në mesin e të pickuarave.

Në këtë takim, përfaqësuesit e Këshillit kanë diskutuar lidhur me fillimin e aktiviteteve parandaluese, secili nga resori që përfaqëson, ndërkohë është diskutuar aktivitetet e parapara në Planin operativ, është vendosur të fillojnë në javën e fundit të muajit mars.

Në këtë takim u bë e ditur se në komunat endemike për EHCC si Malisheva, Rahoveci, Suhareka e Klina sensibilizimi i popullatës për masat mbrojtëse, po luan një rol të rëndësishëm në uljen e pickimeve dhe se komunat janë të përgatitura për fillimin e repelimit të kafshëve dhe aktivitetet e tjera që do të ndërmerren sipas planit operativ 2017.

Ndërkohë, që qytetarëve, u është bërë thirrje që të zbatojnë masat parandaluese të përgjithshme dhe specifike: të jenë të kujdesshëm gjatë punës në fusha e ara duke bartur veshmbathje të gjata, mirëmbajtjen e oborreve dhe kopshteve, kositjen e tyre me kohë, fëmijët të mos lihen të luajnë në livadhe e kopshte të pa kositura dhe të kontrollohen në mbrëmje nga prindërit nëse u është ngjitur ndonjë rriqre, ndërkohë që të lajmërohen në qendrën më të afërt shëndetësore në rast se pickohen nga rriqrat, etj. 

Artikulli paraprakPërfundon me sukses java e katërt shëndetësore kosovaro-turke
Artikulli i rradhës Kur duhet të keni marrëdhënie seksuale për të mbetur shtatzënë?

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.