Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Përfundon me sukses java e katërt shëndetësore kosovaro-turke

Lajme 27/02/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë ka mbyllur me sukses javën e katër shëndetësore kosovaro-turke.

Me një ceremoni përmbyllëse, MSH-ja dhe Ministri Imet Rrahmani falënderuan miqtë turk për mbështetjen.

Ja njoftimi i plotë i MSH-së:

“Java e Shëndetësisë Kosovë- Turqi, e cila sivjet është realizuar për herë të katërt në bazë të Marrëveshjes së Bashkëpunimit në mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Turqisë, është përmbyllur duke shënuar suksese të reja.

Me këtë rast, Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani është shprehur falënderues për Ministrin e Shëndetësisë së Turqisë, Rexhep Agdag në përkrahjen e dhënë shëndetësisë kosovare, si dhe për të gjithë mjekët turq të cilët kanë marrë pjesë në katër javët e shëndetësisë kosovare – turke.

Gjatë kësaj jave 26 profesionistët shëndetësorë nga Turqia së bashku me mjekët kosovarë kanë realizuar 138 operacione, në mesin e të cilëve është edhe një foshnje 5-muajsh, e cila është operuar në kardiokirurgji, e që shënohet si rasti i parë i operuar në Kosovë, janë kryer 24 koronarografi, 331 vizita dhe konsultime mjekësor e si dhe janë mbajtur seminare ditore me përfshirje të përgjithshme të 955 profesionistëve shëndetësorë.

Në kuadër të Marrëveshjes së bashkëpunimit në mes dy ministrive, 20 profesionistë shëndetësorë të emergjencës kanë udhëtuar për Turqi, për trajnim dy javor.

Në krahasim me javët e tjera të viteve paraprake, gjatë kësaj jave është shënuar progres madh si nga numri i intervenimeve ashtu edhe në vizita mjekësore të realizuara dhe të këmbimit të përvojave në mes mjekëve, për çfarë është edhe qëllimi kryesor i kësaj jave.

Ndryshe, gjatë këtyre katër viteve në kuadër të Javës së shëndetësisë kosovare-turke janë realizuar gjithsejtë 366 intervenime si dhe janë trajnuar profesionistë shëndetësore të fushave të ndryshme”. /Gazeta Shneta/  

Artikulli paraprakKëto shprehi ndikojnë të shtoni peshë
Artikulli i rradhës MSH-ja fillon ‘luftën’ ndaj rriqrave, kërkon kujdes nga prindërit për fëmijët

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.