Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi tha se 58 palestinezë janë vrarë në 24 orët e fundit në Gaza.
Në njoftimin e kësaj ministrie thuhet se gjatë kësaj periudhe janë plagosur 308 persona, raporton Sky News, transmeton Gazeta Shneta.
Ministria tutje shtoi se 62 mijë e 744 persona janë vrarë nga Izraeli që nga 7 tetori.
Në këto të dhëna nuk bëhet dallim midis luftëtarëve dhe civilëve, por thuhet se gati gjysma kanë qenë gra dhe fëmijë.




