Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

MSh-ja rreth protestave të specializantëve: Gjatë kësaj jave pritet të finalizohet përgatitja e aneks-kontratave

Lajme 16/10/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Edhe këtë javë specializantët e kanë nisur më protesta para Ministrisë së Shëndetësisë. Për të dytën javë me radhë mantelbardhët po protestojnë për mospagesën e kujdestarive sipas Ligji të ri të Pagave si dhe për mospagesën e kujdestarive me subvencione prej muajit shkurt.

Arianit Zajmi, nga Këshilli Organizativ, ka thënë për Radio Kosovën  se do të vazhdojnë më protesta deri në realizimin e kërkesave të tyre.

“Dy janë kërkesat tona kryesore: Vendimi për detyrim të pagesës për shkollim specialistik, që është 500 euro, të hiqet nga Ministria e Shëndetësisë. Dhe për specializantët që vijnë nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria pagesa në vlerë prej 1 mijë euro të hiqet. Po ashtu e njëjta kategori e specializantëve nuk kanë marrë asnjë cent nga muaji shkurt për kujdestarit e mbajtura”, ka thënë Zajmi.

Edhe Veton Kurti, specializant në Radiologji, thotë se mos pagesa e kujdestarive të vikendeve për specializantë, si dhe çmimet e larta për shkollim specialistik, lidhen direkt me ikjen e mjekëve nga Kosova.

“Çdo dy ditë pothuajse Kosovën e lëshon nga një mjek e kjo lidhet me kushtet e punës, çmimet e larta për specializim si dhe  mos pagesën e kujdestarive për specializantë. Punojmë nga 24 orë, kujdestarit nuk paguhen dhe po ashtu vikendet nga muaji mars i këtij viti nuk na janë paguar fare”, ka thënë Kurti.

Ndërsa Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje me shkrim për Radio Kosovën ka thënë se gjatë kësaj jave pritet të finalizohet përgatitja e aneks-kontratave.

“Me qëllim të adresimit të pagesës së kujdestarive, Ministri i Shëndetësisë ka nxjerrë vendim për kompensim, ku kjo çështje do të rregullohet me kontratë. Përgatitja e aneks-kontratave pritet të finalizohet gjatë kësaj jave, në mënyrë që të adresohet çështja e specializantëve me vetë financim mbështetur në vendimin e lartpërmendur”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Protesta të specializantëve do të mbahen çdo ditë nga ora 10:00 deri në ora 11:00, nga e hëna deri te premten para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë./RTK/

Artikulli paraprakSi të ndihmoni dikë të kapërcejë vetëdëmtimin?
Artikulli i rradhës Çfarë e shkakton testin e rremë pozitiv të shtatzënisë: Faktorët që ndërhyjnë në proces

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.