Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook Twitter Instagram
Facebook Twitter YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

MSh ka anuluar tenderin për furnizim me pajisje të IVF-së për Klinikën e Gjinekologjisë

Lajme 14/09/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë ka anuluar lotet e tenderit për furnizim me pajisje të IVF-së për Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

Ministria e Shëndetësisë ka anuluar tre lotet që parashiheshin për furnizim me pajisje për fertilizim të asistuar mjekësor për Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, shkruan Gazeta Shneta.

Lotet 1, 2, 3, 4, 33 dhe 34 të tenderit me titull “Furnizim me pajisje mjekësore, instrumente mjekësore për Njësitë organizative të QKUK-së”, janë anuluar me vendim të MSh-së më datën 21.08.2023.

Në këtë vendim janë anuluar edhe disa lote tjera për furnizim me pajisje për Klinikën e Oftalmologjisë. Të gjitha lotet janë anuluar me arsyetimin “për mungesë të ofertave të përgjegjshme”.

Me këtë tender parashihej blerja e pajisjeve dhe aparaturave për sallën dhe laboratorin e shërbimit të frytnimit të asistuar mjekësor në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia para disa javësh ka deklaruar se ky shërbim do të funksionalizohet brenda vitit, por kishte theksuar se mund të ketë vonesa në procedurat e prokurimit.

“Procedurat janë duke shkuar sipas planit. Natyrisht, këto janë procedura të prokurimit dhe ne nuk kemi mundësi as t’i shtyjmë e as t’i bëjmë më shpejt ose më ngadalë, sepse janë procedura që e kanë rrjedhën e vet. Për momentin, punët janë duke shkuar sipas planit dhe nëse do të ketë vonesa ato do të jenë nga prokurimi, mirëpo ne i kemi marrë të gjitha masat që të mos ketë vonesa”, ka deklaruar Vitia për Radion Evropa e Lirë.

Për këtë projekt të nisur në vitin 2020 janë përfunduar punimet në infrastrukturë, ndërsa pritet të pajiset edhe me aparaturë. Shërbimi i IVF-it në Gjinekologji do të jetë i pari shërbim i këtij lloji në spitalet publike, pasi i njëjti deri më tani është kryer vetëm në institucionet private. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakÇfarë mund të bëni për të shpejtuar metabolizmin tuaj: Tre hapa të rëndësishmë në këtë drejtim
Artikulli i rradhës Shenjat dhe simptomat e sëmundjes së ulçerës peptike

Ju sugjerojmë

Vitia: Ligji i Pagave s’i ka adresuar më së miri problemet e punëtorëve sidomos pjesën e infermierëve

28/09/2023 Lajme

Mjekët në BE: Cilat vende kanë më shumë mjekë dhe punonjës të kujdesit shëndetësor?

28/09/2023 Lajme

COVID: A duhet të kemi frikë nga një valë e re dimërore e infeksioneve dhe shtrimeve në spital?

28/09/2023 Lajme

Sot shënohet Dita Botërore kundër Tërbimit

28/09/2023 Lajme

Imunizohen mbi 95% e fëmijëve të Prishtinës, atyre do t’u shtohen edhe tri vaksina

28/09/2023 Lajme

Parashikimi i motit për sot

28/09/2023 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: “Mbretëresha Teutë”, PN – Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 48 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook Twitter Instagram YouTube
© 2023 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.