Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

MSh ndan autoambulanca të reja për Fushë-Kosovën, Vitinë, Ferizajn dhe Kamenicën

Lajme 30/12/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë ka ndarë sot katër autoambulanca për Kujdesin Parësor Shëndetësor në komunat Fushë-Kosovë, Viti, Ferizaj dhe Kamenicë.

Me rastin e dorëzimit të autoambulancave, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, dr. Naim Baradiqi, tha se ndarja e tyre është bërë sipas prioriteteve të vlerësuara nga Ministria e Shëndetësisë bazuar në kërkesat e pranuara dhe se do të vazhdojë që edhe vitin tjetër të pajis Kujdesin Parësor Shëndetësor me autoambulanca të tjera me qëllim të ruajtjes së jetës së qytetarëve kosovarë dhe përparimit të shëndetit të tyre, thuhet në njoftimin e MSH-së, transmeton Gazeta Shneta.

Përfaqësuesit e komunave përfituese kanë shprehur falënderimin e tyre për Ministrinë e Shëndetësisë dhe kanë theksuar se me autoambulancat e reja, do të kenë mundësi që të ofrojnë shërbime shëndetësore më të shpejta dhe më të mira për qytetarët e tyre, përfshirë edhe zonat më të largëta nga qendrat.

Autoambulancat kanë kushtuar rreth 200 000 euro, ndërsa janë blerë nga MSH-ja bazuar në termat e referencës (Basic life support BLS) të përcaktuar nga ekspertët e kujdesit shëndetësor emergjent, sipas ISO standardeve për pajisje mjekësore, përfundon njoftimi i MSH-së. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSpitali i Prizrenit bëhet me CT të re dhe aneks të Radiologjisë
Artikulli i rradhës A është diarrea një shenjë e lindjes

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.