Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

MSH ndan gjysmë milioni euro për projektin “Vizita në shtëpi për gratë shtatzëna dhe fëmijët” në Komunën e Prishtinës

Lajme 25/01/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë ndan gjysmë milioni euro për qytetarët e Komunës së Prishtinës në kuadër të projektit “Vizita në shtëpi për gratë shtatzëna dhe fëmijët”.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia mori pjesë në në fillimin e programit të ri, pjesë e të cilit projekt nga sot do të jetë edhe Komuna e Prishtinës.

Mes tjerash, programi i vizitave në shtëpi për kujdes ndaj nënës dhe fëmijës ka filluar në vitin 2013 dhe realizohet nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me UNICEF-in.

Gjatë këtij takimi ministri Vitia shpjegoi rëndësinë e këtij projekti për të cilin Qeveria e Kosovës për herë të parë vitin e kaluar në kuadër të Grantit specifik për shëndetësinë primare ka buxhetuar 3.4 milionë euro. Nga ky grant, Komuna e Prishtinës do të përfitojë rreth gjysmë milion euro për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

“Ministria e Shëndetësisë e udhëheq këtë program me mbështetje logjistike nga UNICEF-i. Jam i lumtur që nga sot pjesë e projektit “Vizita në shtëpi për gratë shtatzëna dhe fëmijët 0 – 3 vjeç bëhet edhe Komuna e Prishtinës e cila ofron një gamë të gjerë shërbimesh në kujdesin parësor për një numër të madh banorësh. Rëndësia e këtij projekti qëndron edhe në preventivën e sëmundjeve në moshë të hershme”, deklaroi ministri Vitia, i cili i falënderoi përzemërsisht UNICEF-in dhe qeverinë e Luksemburgut për përkrahjen e vazhdueshme në sektorin e shëndetësisë.

Njoftimi i plotë i MSh-së:

Ministria e Shëndetësisë ndan gjysmë milioni euro për qytetarët e Komunës së Prishtinës në kuadër të projektit “Vizita në shtëpi për gratë shtatzëna dhe fëmijët”, premton përkrahje të mëtutjeshme nga granti qeveritar për shëndetësinë

Prishtinë, 25 janar 2023

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia mori pjesë në në fillimin e programit “Vizita në shtëpi për gratë shtatzëna dhe fëmijët 0 – 3 vjeç, pjesë e të cilit projekt nga sot do të jetë edhe Komuna e Prishtinës.

Programi i vizitave në shtëpi për kujdes ndaj nënës dhe fëmijës ka filluar program në vitin 2013 dhe realizohet nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me UNICEF-in.

Gjatë këtij takimi ministri Vitia shpjegoi rëndësinë e këtij projekti për të cilin Qeveria e Kosovës për herë të parë vitin e kaluar në kuadër të Grantit specifik për shëndetësinë primare ka buxhetuar 3.4 milionë euro. Nga ky grant, Komuna e Prishtinës do të përfitojë rreth gjysmë milion euro për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

“Ministria e Shëndetësisë e udhëheq këtë program me mbështetje logjistike nga UNICEF-i. Jam i lumtur që nga sot pjesë e projektit “Vizita në shtëpi për gratë shtatzëna dhe fëmijët 0 – 3 vjeç bëhet edhe Komuna e Prishtinës e cila ofron një gamë të gjerë shërbimesh në kujdesin parësor për një numër të madh banorësh. Rëndësia e këtij projekti qëndron edhe në preventivën e sëmundjeve në moshë të hershme”, deklaroi ministri Vitia, i cili i falënderoi përzemërsisht UNICEF-in dhe qeverinë e Luksemburgut për përkrahjen e vazhdueshme në sektorin e shëndetësisë.

Ai theksoi se Qeveria përmes komisionit të granteve ka ndarë në total në grantin për shëndetësi në komuna rreth 72 milionë euro, nga i cili grant do të përfitojë edhe Komuna e Prishtinës.

“Mirëqenia dhe shëndeti i qytetarëve është fokusi ynë kryesor, është qëllimi që na bashkon të gjithëve dhe si Qeveri jemi të hapur për çfarëdo lloj ndihme në të ardhmen që e përmirëson jetën e qytetarëve.

Sot të gjithë bashkërisht duhet të funksionojmë si një trup i vetëm për ta çuar shëndetësinë në një nivel tjetër. Asnjë ndasi e çfarëdo natyre nuk është më e rëndësishme sesa shëndeti publik që mbetet qëllimi ynë i përbashkët”, deklaroi Ministri Vitia.

Sipas tij, sado e rënduar që të jetë gjendja në shëndetësi, energjitë tona duhet të jenë të koncenturara që shërbimet t’i avancojmë në një nivel tjetër. Për këtë arsye, deklaroi ministria Vitia, Ministria e Shëndetësisë në kuadër të Planit Strategjik brenda këtij vitit parasheh 41 milionë e 67 mijë euro për avancimin e infrastrukturës në shërbimet spitalore dhe klinike shëndetësore si një prej prioriteteve kryesore dhe të realizmit të vizionit të Qeverisë për shëndetësinë.

Të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtua edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama i cili falënderoi të gjithë kontribuuesit duke thënë se ky program është shumë i rëndësishëm për kujdesin parësor, veçanërisht për foshnjat dhe gratë shtatzëna. Ai falënderoi edhe infermierët që janë bartësit kryesorë të këtij projekti.

Në një fjalë rasti të pranishmëvë ju drejtuan edhe shefja e zyrës së UNICEF për Kosovë, znj. Nona Zicherman dhe ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë, z. Eric Dietz. Luksemburgu dhe UNICEF mbeten një nga donatorët kyç të shëndetësisë në Kosovë.

Artikulli paraprakPrishtinë: Gratë shtatzëna dhe fëmijët deri në 3 vjeç do të vizitohen në shtëpi nga mjeku
Artikulli i rradhës Kuvendi i OFK-së e shkarkon kryetarin Arianit Jakupi

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.