Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Prishtinë: Gratë shtatzëna dhe fëmijët deri në 3 vjeç do të vizitohen në shtëpi nga mjeku

Lajme 25/01/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës në bashkëpunim me zyrën e UNICEF-it në Kosovë, Ministrinë e Shëndetësisë dhe AMC kanë hapur zyrtarisht programin “Vizita në shtëpi për gratë shtatzëna dhe fëmijë 0-3 vjeç”, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se qëllimi i programit “Vizita në shtëpi për gratë shtatzëna dhe fëmijë 0-3 vjeç”, është mbrojtja dhe avancimi i shëndetit të nënave dhe fëmijëve dhe mirëqenia e tyre, me fokus në kujdesin gjatë shtatzënisë dhe pas saj te gratë dhe fëmijët në zona rurale dhe në komunitete të margjinalizuara.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se shëndetësia mbetet prioritet i Qeverisë. Ai e konsideroi si të rëndësishme këtë ngjarje, me ç’rast falënderoi edhe partnerët strategjikë.

“Është një ngjarje e jashtëzakonshme ku Ministria e Shëndetësisë me partnerë strategjikë si Qeverinë e Luksemburgut dhe UNICEF-in, nis programin për vizita në shtëpi për nëna dhe fëmijë të moshës nga 0-3 vjeç që pothuajse në secilën Komunë është e shpërndarë. Kam kënaqësinë që në fund me ndihmën e Ministrisë së Shëndetësisë në bashkëpunim me partnerët strategjikë dhe me kryetarin e Prishtinës, Rama do të fillojnë edhe në Komunën e Prishtinës që do të thotë shumë edhe për fëmijët e moshës 0 në 3 vjeç por edhe për nënat lehona në komunën e Prishtinës”, tha ai.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se ky sistem është bazuar në atë britanik. Synim tha se e kanë parandalimin e ndonjë problemi shëndetësor që mund të kenë lehonat dhe fëmijët.

Rama ka thënë se ky program do të ndikojë në përmirësimin e shëndetit të qytetarëve.

“Sot kemi përuruar fillimin e përkujdesjes për nënat shtatzëna me fëmijë dhe para lindjes edhe pas lindjes. Pra prej tash do të kemi ekipe tona të cilat kanë me bë vizita tek nënat me fëmijë prej 0 deri në 3 vjeç. Pra kemi me pas deri në shtatë vizita prej infermierëve, mjekëve tanë të sistemit parësor. Ky është një zhvillim shumë i mirë shumë pozitiv për kryeqytetin për të gjitha nënat dhe fëmijët e kryeqytetit. Është i bazuar në sistemin britanik faktikisht i sistemit parësor që parandalon ndonjë problem potencial që mund të kenë fëmijët ose edhe në aspektin e edukimit të nënave të reja se si me ju qas kujdesit për fëmijët e tyre dhe normal me i parandalua ndonjë problem potencial shëndetësor pran dëgjimin apo pamjen apo alergjitë e ndryshme apo edhe mënyra se si ushqehen”, tha ai.

Programi ka filluar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare ku me këtë rast, është realizuar vizita e parë në shtëpi dhe gjithashtu do të bëhet pranimi i një veture e cila dhurohet nga UNICEF-i si mbështetje për realizimin e këtij programi. /EO

 

Artikulli paraprak9 raste të reja pozitive me COVID-19 brenda 24 orëve
Artikulli i rradhës MSH ndan gjysmë milioni euro për projektin “Vizita në shtëpi për gratë shtatzëna dhe fëmijët” në Komunën e Prishtinës

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.