Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

MSh nis zbatimin e Ligjit për çmimin e barnave, hap fazën e deklarimit të çmimeve nga kompanitë

Lajme 04/04/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë ka nisur zbatimin e Ligjit për çmimin e produkteve medicinale duke hapur thirrjen për deklarimin e çmimeve nga kompanitë e barnave.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka marr vendim për hapjen e fazës së deklarimit të çmimeve për produktet medicinale sipas Nenit 7 të Ligjit për çmimet e produkteve medicinale, shkruan Gazeta Shneta.

“Shpallet e hapur faza e deklarimit të çmimeve për produktet medicinale në afat prej 10 ditëve kalendarike duke filluar prej datës 02.04.2024”, thuhet në vendimin e ministrit.

Në nenin 7 të Ligjit, pika 1, përcaktohet se “Deklarimi i çmimit bëhet nga ana e bartësit të autorizimit për marketing në Kosovë apo përfaqësuesit me autorizim të bartësit të autorizim marketingut”.

Pikat tjera të Nenit 7:

2. Bartësi i autorizimit për marketing në Kosovë apo përfaqësuesi me autorizim të bartësit të autorizim marketingut dorëzon deklarimin e çmimit me shumicë për të gjitha produktet medicinale që posedojnë autorizim për marketing që regjistrohen sipas akteve ligjore përkatëse pranë AKPPM-së.

3. Bartësi i Autorizimit për Marketing në Kosovë, apo përfaqësuesit e autorizuar të tyre obligohen të bëjnë deklarimin e rregullt vjetor për çmime të produkteve medicinale përveç kur aplikojnë për autorizim marketing për herë të parë ku njëkohësisht me aplikimin për autorizim marketing duhet të bëjnë edhe deklarimin e çmimit sipas afateve të përcaktuara me këtë ligj dhe aktet nënligjore të miratuar nga Ministri.

4. Procedura, formati, aplikimi i deklarimit / ri deklarimit të çmimit dhe aplikimit për ndryshim të çmimit të produktit, përcaktohet me vendim të nxjerrë nga Ministri.

5. Deklarimi i çmimit vlen më së shumti për një (1) vit kalendarik. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMenopauza e hershme plus rreziku i lartë kardiovaskular mund të çojë në probleme me kujtesën te gratë
Artikulli i rradhës Polici falënderon mjekët e Spitalit të Gjilanit për operacionin dhe kujdesin ndaj tij

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.