Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

MSh nuk e furnizon QKMF-në në Gjilan me 16 artikuj medicinal

Lajme 02/09/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mos furnizimi me barna nga Lista Esenciale e Barnave dhe materialeve shpenzuese është duke vazhduar në institucionet shëndetësore parësore në vend.

Mungesa e barnave esencial është duke detyruar pacientët t’i blejnë barnat e në anën tjetër Kosova nuk ka ligj për përcaktimin e çmimit të barnave në barnatoret private.

Për rreth tre muaj me radhë Ministria e Shëndetësisë ka dështuar të furnizoj me 16 artikuj medicinal Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Komunën e Gjilanit.

Kujdesi Parësor Shëndetësor në Gjilan nuk është furnizuar nga Ministria e Shëndetësisë me këto produkte medicinale, Sol.NaCl 0.9%, Sol.Ringer, Amp Aminophylline, Amp Diazepam, Amp Diclofenac, Amp Furosemide, Amp Aminophylline, Amp Adrenaline, Flc Ceftraxone, Tbl Metformine, Tbl Omeprazol, Tbl Ac.Acetylsalycilic, Tbl Atorvastatine, Lingv.Nitroglicerin, Tbl Levothyroxine dhe Shpatulla.

Për të përmbushur kërkesat e pacientëve shumica e artikujve janë blerë nga buxheti komunal.

“Shumicën prej këtyre artikujve i kemi blerë nga buxheti vetanak, por MSh, nuk na ka furnizuar. Sepse muaj pas muaji furnizimi ndryshon, një produkt hyn e tjetri del, por furnizimi nuk është konsistent”, konfirmon drejtoresha e QKMF-së, Arbenita Hajdari për Gazetën Shneta.

Përveç Komunës së Gjilanit edhe komunat tjera janë të detyruar t’i blejnë artikujt medicinal me të cilët nuk i furnizon Ministria e Shëndetësisë, e cila është përgjegjëse për Kujdesin Parësor Shëndetësor.

Mungesa e barnave nga Lista Esenciale dhe materialeve shpenzuese përveç Kujdesit Parësor Shëndetësor është i theksuar edhe në atë dytësor e tretësor e në anën tjetër nga ministria thonë se kërkesat për furnizim me barna ka arritur deri në 75 përqind ndërsa furnizimi me materiale shpenzuese ka arritur në 85 përqind.

Spitalet Regjionale e Klinikat e QKUK-së janë duke u ballafaqur edhe me mungesë të Testeve Rapide të nevojshëm për të identifikuar nëse pacienti është i infektuar nga coronavirusi.

Për mosfurnizimin me artikuj medicinal Gazeta ka kërkuar sqarim edhe nga Ministria e Shëndetësisë mirëpo të njejtët nuk janë përgjigjur deri në publikimin e këtij artikulli.

Gazeta në vazhdimsi raporton për mungesën e barnave dhe materialeve në insstitucionet shëndetësore publike në vend. /Gazeta Shneta/

Spitali Rajonal në Mitrovicë në mungesë të testeve Rapide

 

Artikulli paraprakFatmir Plakiqit përfundimisht i shkëputet kontrata si drejtor i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore
Artikulli i rradhës Tre fakte që duhet t’i dini për bullizmin

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.