Testet Rapide janë të nevojshëm për të identifikuar nëse pacienti është i prekur nga coronavirusi, por varësisht nevojës për testim të të gjithë pacientëve të hospitalizuar dhe emergjent spitalet janë duke u ballafaquar me mungesë të këtyre testeve.
Përveç spitalit të Vushtrrisë mungesë të testeve Rapide tash e dy javë ka edhe Spitali Publik “Dr.Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë të Jugut.
Lajmin për mungesën e testeve e ka konfirmuar për Gazetën Shneta, drejtoresha ekzekutive e spitalit, Luljeta Zhubi.
“Furnizimi dhe kërkesa bëhet përmesë Barnatorës Qendrore dhe jemi në pritje të furnizimit”, sqaron ajo.
Me mungesë të testeve Rapide është duke u ballafaqur edhe Klinika e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Gazeta në vazhdimsi raporton për mungesën e furnizimeve në spitale dhe klinika. /Gazeta Shneta/
Spitali Rajonal në Vushtrri s’ka teste Rapide tash e mbi dy muaj




