Rreth 200 qytetarë në Komunën e Hanit të Elezit dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm.
Pas shfaqjes së simptomave të para pacientët ia mësyen dy qendrave mjekësore në këtë komunë, Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në qytet dhe Ambulancës së Mjekësisë Familjare në fshatin Gorancë.
Fluksi i pacientëve rritej e personeli shëndetësore përballej me mugesën e shumicës së medikamenteve për trajtimin e rasteve të dyshuara për helmim.
Ndonëse paraditen e sotme Ministria e Shëndetësisë doli me njoftimin se Kujdesi Parësor Shëndetësorë në Han të Elezit është furnizuar me katër lloje të infuzioneve, Ringer sol 500 copë, NaCl 500ml 700 copë, Kanilla 22G 1000 copë si dhe Hyoscine amp. 120 copë, QKMF dhe AMF kanë ende nevojë për furnizime.
Sot gjatë ditë QKMF në këtë komunë është vizituar nga Zëvendës ministri i shëndetësisë, Arsim Berisha, por pavarësisht vizitave e kërkesave mungesa e barnave është e theksuar, për të cilën ka deklaruar drejtoresha e shëndetësisë, Kimete Kuka.
Ajo njofton se nuk janë furnizuar me të gjitha llojet e barnave të nevojshme për trajtimin e pacientëve përkundër kërkesës për furnizim nga Ministria e Shëndetësisë.
“Nuk jemi furnizu me të gjitha kërkesat për barna që i kemi adresu por besoj që në një periudhë shumë të shkurtër do të na mbulojnë edhe atë pjesë “, thotë ajo ndërsa thotë se gjendja e pacientëve është stabile dhe numri i rasteve të paraqitura ka filluar të bie dukshëm.
Mungesa e mjekëve
Dy qendrat e Kujdesit Parësor Shëndetësor në Han të Elezit përveç mungesë së medikamenteve është duke u ballafaquar edhe me mungesë të personelit shëndetësorë.
Në këtë komunë janë vetëm gjashtë mjekë dhe 17 infermier dhe në mënyrë që të ofrohen shërbime shëndetësore për pacientët në këtë kohë kur qytetarët dyshohet se janë duke u helmuar nga uji në QKMF në Komunën e Vitisë u ka dal në ndihmë më një mjek dhe dy infermierë.
“QKMF në Viti ka na mbështetë me një mjek dhe dy infermierë që momentalisht janë në AMF në Gorancë që të pak këtë javë të vazhdojmë me këtë ritëm që deri në orën 15:00 të kemi staf mbështetës prej QKMF-ve regjionale pastaj pas orës 15:00 deri në orën 23:00 të kemi stafin tonë që të jemi sa më afër pacientëve tanë”, tregon tutje drejtoresha Kuka.
“Tash e kemi edhe shërbimin 24 orësh që i bie çdo të katërtën natë duhet me kujdestaru një mjek dhe tre infermier që i bie mjekësia familjare është me dy mjekë dhe gjashtë infermierë me funksionu. Janë të mjaftueshmë për numrin e banorëve mirëpo jo edhe për këtë rast që e kemi me helmim”, sqaron tutje ajo në një prononcim për Gazetën Shneta.
Kuka gjithashtu thekson se kanë bërë kërkesë në MSh që të sigurojnë staf për trajtimin e rasteve.
AMF në fshatin Gorancë ofron shërbime vetëm dy herë në javë mirëpo për shkak të rasteve gjatë këtyre ditëve është në shërbim gjatë tërë javës.
Dy ditë më parë në komunën e Hanit të Elezit dyshohet se janë helmuar nga uji qytetarët e kësaj ane. Me një situatë të tillë ditë më parë është ballafaqur edhe Komunë e Kaçanikut.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ende nuk ka dalë me një sqarim pse erdhi deri tek helmimi i qytetarëve në këto dy komuna. /Gazeta Shneta/