Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

MSH paralajmëron 6 tenderë në vlerë mbi 30 milionë Euro për ndërtimin e objekteve shëndetësore

Lajme 23/02/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar 6 tenderë në vlerë mbi 30 milionë euro për ndërtimin e objekteve shëndetësore.

Gjashtë tenderë në blerë 30 milionë e 150 mijë Euro janë paralajmëruar nga Ministria e Shëndetësië për t’u shpallur javëve në vazhdim, shkruan Gazeta Shneta.

Këta tenderë pritet të shpallen për ndërtimin ose vazhdimin e ndërtimit të objekteve spitalore dhe institucioneve tjera shëndetësore në disa komuna.

Tenderi me vlerën më të lartë është vazhdimi i ndërtimit të objektit të ri të Emergjencës në QKUK. Për vazhdimin e këtyre punimeve janë planifikuar 15.8 milionë Euro. Në dokumentin e Njoftimit Paraprak përveç kostos dhe datës së hapjes së tenderi më 20 mars, nuk janë dhënë më shumë detaje rreth projektit.

Kujtojmë se ky objekt kishte filluar së ndërtuari në vitin 2016. Kompania që e kishte fituar tenderin ishte tërhequr nga kontrata dhe objekti ka mbetur i pa përfunduar që disa vite. Për përfundimin e objektit ishte hapur edhe një tender në vlerë rreth 19 milionë Euro në fund të vitit 2020 në kohën kur MSH udhëhiqej nga ish-ministri Armend Zemaj. Objekti synohej të dedikohej për pacientët e sëmurë me Covid-19 për të rritur kapacitetet spitalore. Por ky tender u anulua më pas me arsyetimin e mungesës së buxhetit.

Tenderi tjetër me vlerën më të lartë është ai për ndërtimin e objektit të Institutit Special në Shtime në vlerë 8 milionë Euro. Edhe për këtë procedurë nuk janë dhënë më shumë detaje përveç se do të hapet më 12 prill të këtij viti.

Tenderët tjerë janë: Ndërtimi i QKMF-së në Istog në vlerë 2.5 milionë Euro, Ndërtimi i QKMF-së në Drenas në vlerë 2.1 milionë Euro, Ndërtimi i QKMF-së në Shtime në vlerë 1 milion e 250 mijë Euro, dhe Ndërtimi i Spitalit të Pediatrisë në Mitrovicë (vazhdim i projektit) në vlerë 500 mijë Euro.

Të gjitha këto procedura pritet t’i kushtojnë buxhetit të MSH-së hiq më pak se 30 150 000 Euro. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakQytetarët rrezikohen nga barnat e falsifikuara, vetëm në 2 vitet e fundit 24 raste të raportuara
Artikulli i rradhës Rikthehen në punë të suspenduarit që lidhen me skandalin e foshnjës në Spitalin e Pejës

Ju sugjerojmë

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme

AUV apel fermerëve të derrave: Rritni masat e biosigurisë për shkak të rrezikut nga Mortaja Afrikane e Derrave

20/07/2026 Lajme

Aksident i rëndë në Istog: Vdesin dy persona, tre të lënduar

20/07/2026 Lajme

13-vjeçari humb jetën gjatë festimeve të titullit botëror të Spanjës

20/07/2026 Lajme

Kanadaja ndalon përkohësisht hyrjen e udhëtarëve nga Kongo, pavarësisht kundërshtimit të OBSH-së

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.