Ministria e Shëndetësisë ka publikuar rezultatet e konkursit për 24 inspektorë të pranuar në punë.
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar rezultatet e konkursit për Inspektor Shëndetësor. Në këtë konkurs janë pranuar në punë 24 persona, shkruan Gazeta Shneta.
Konkursi për inspektor ishte shpallur në muajin gusht.
Inspektorati Shëndetësor aktualisht i ka vetëm 12 inspektorë të cilët mbikëqyrin rreth 1500 institucione publike dhe private shëndetësore.
Ky institucion është duke u udhëhequr nga ushtrues detyre që disa vite. /Gazeta Shneta/