Shpatulla druri përmes së cilës bëhet ekzaminimi në fytë, infusion Riger 500 mililitra, Buscopan ampullë – e nevojshme kryesisht për dhimbje të stomakut dhe zorrëve, tableta Nifedipine, janë produktet medicinale me të cilat Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Vushtrri nuk është e furnizuar mjaftueshëm shkruan Gazeta Shneta.
“Janë sasi të limituar shkaku i mungesës nga MSh”, thotë shkurtimisht drejtoresha e kësaj qendre, Naile Xhaka për Gazetën Shneta.
Gazeta që nga dje ka kërkuar sqarim nga Ministria e Shëndetësisë pse nuk ka arritur të bëjë furnizimi e plotë me barna dhe pajisje tjera shëndetësore, mirëpo të njejtit nuk janë përgjigjur.
Mungesë për shpatulla të drurit ka edhe në qendrën shëndetësore në Komunën e Pejës dhe në atë të Gjilanit.
Përveç shpatullave të drurit, në QKMF-në në Pejë ka mungesë edhe të infusioneve për fëmijë, antidiabetikëve – të nevojshëm për insulinëmarrësit, antibiotikëve oral e produkte të tjera medicinale.
Mungesa e barnave e materialeve tjera shpenzuese është e theksuar edhe nëpër qendrat tjera shëndetësore në vend për të cilat ka raportuar Gazeta Shneta.
Një gjendje hiç më mirë nuk është as në klinikat dhe spitalet rajonale në vend, ndërsa në anën tjetër nga ShSKUK thonë se furnizimi me barna dhe materiale tjera shpenzuese është rritur në 70 përqind./Gazeta Shneta/
Pacientët me kancer në Onkologji, mes hallit të sëmundjes dhe mungesës së barnave