Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Spitali i Gjilanit në mungesë të penjve kirurgjik, pacientët detyrohen t’i blejnë

Lajme 28/03/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pacientët të cilët kanë nevojë për intervenim kirurgjik në Spitalin Regjional të Gjilanit para se të hynë në sallën e operimimt duhet t’i sigurojnë penjt kirurgjik pasi që spitali nuk është furnizuar me asnjë llojë të këtyre penjve tash e tre muaj shkruan Gazeta Shneta.

Në listën e siguruar nga Gazeta Shneta, bëhet e ditur se në këtë spital, në të cilin marrin trajtim shëndetësorë qytetarët e Anamoravës e më gjerë mungojnë 29 lloje të penjve kirurgjik.

Drejtori spitalit, Arsim Emini, thotë se ka bërë kërkesë tek Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës për furnizim me penj, mirëpo sqaron se gjatë këtyre tre muajve të parë të këtij viti nuk janë furnizuar me asnjë llojë të penjve, të domosdoshëm për pacientët të cilët kryejn intervenime kirurgjike.

“Kemi mungesë të të gjitha llojeve të penjve. Nuk jemi furnizu nga janari i këtij viti, një kohë kemi shku në Spitalin e Ferizajt i kemi marrë, hua na kanë dhënë ata”, tregon ai për Gazetën Shneta.

Mos furnizimi me penj bie direkt mbi supet e pacientëve, të cilët duhet të bredhin nëpër barnatoret privat për t’i blerë këto penj apo çfarëdo materiali tjetër që mungon në spital.

Drejtori i spitalit, thotë se nga ShSKUK kanë marrë premtime që së shpejti do të bëhet një zhgjidhje për këtë, pasi që ai thotë se spitali nuk ka buxhet të mjaftueshëm për furnizim.

“Çdo herë kur kemi këto problem pacientët i blejnë vetë. Spitali nuk ka fonde të mjaftueshme për me i ble vet, buxheti është i mangët. Na kanë premtu që shumë shpejt kanë me bo një zgjidhje”, sqaron poashtu Emini.

Në anën tjetër, nga Shërbimi Farmaceutik në ShSKUK, njoftojnë se furnizimi me shumicën e penjve kirurgjik është duke u trajtuar tash e një kohë në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Organi Shqyrtues i Prokurimit tash e nëntë muaj është pa bord dhe si pasojë e kësaj të gjithë tenderët janë bllokuar.

“Furnizimi me shumicën e penjve kirurgjik është duke u trajtuar tash e një kohë të gjatë në OShP, si pasojë ka rezultuar që produkti të jetë në mungesë në njesitë e ShSKUK-së”, thuhet në përgjigjet e tyre dhënë për Gazetën Shneta.

ShSKUK poashtu thotë se furnizimi me barna nga lista esenciale si dhe materiale tjera shpenzuese është rritur deri në 70%.

Gazeta Shneta ditë më parë ka shkruar edhe për mungesën e fllaserave e materialeve tjera shpenzuese në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Komunën e Gjilanit./ Gazeta Shneta/

Fllasera, shiringa, shpatulla druri, infusione janë vetëm disa materiale të cilat mungojnë në QKMF-në e Gjilanit

Artikulli paraprakGjashtë muaj pas përurimit, funksionalizohet spitali pediatrik – kirurgjik i fëmijëve në QKUK
Artikulli i rradhës Vaksinimi kundër COVID-19 gjatë shtatzënisë nuk rrit komplikimet rreth kohës së lindjes

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.