Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

MSH sqaron vendimin e Qeverisë, thotë se pagat e specializantëve nuk preken

Lajme 23/04/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë ka dal me një sqarim për vendimin e Qeverisë për bartjen e 820 mijë eurove nga nënprogrami për specializantët tek lufta për pandeminë me koronavirus.

“Ministria e Shëndetësisë informon publikun se transferimi i kërkuar nuk prek pagat e Specializantëve vullnetarë, të cilët financohen/marrin rrogë nga kategoria ekonomike e subvencioneve dhe transfereve programi 90300 Aftësimi Specialistik (vetëm emri i programit), të cilët financohen në përputhje me Udhëzimin Administrativ respektiv”, thuhet në njoftimin e MSH-së, transmeton Gazeta Shneta.

Njoftimi i plotë:

MSH: Vendimi për transferim mjetesh i Qeverisë, nuk prek pagat e Specializantëve vullnetarë

Prishtinë, 23. 04. 2020

Ndërlidhur me vendimin e sotëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës për transferimin e mjeteve në shumë prej 820 000 euro nga nën-programi Aftësimi Specialistik dhe EVM me kod 90300 nga kategoria e shpenzimeve e subvencioneve dhe transferimin e tyre në nën-programin Shërbimet përkatëse farmaceutike me kod 71 300 euro në kategorinë e shpenzimeve të mallrave dhe shërbimeve për shfrytëzimin e tyre për luftimin e pandemisë Covid 19;

Ministria e Shëndetësisë informon publikun se transferimi i kërkuar nuk prek pagat e Specializantëve vullnetarë, të cilët financohen/marrin rrogë nga kategoria ekonomike e subvencioneve dhe transfereve programi 90300 Aftësimi Specialistik (vetëm emri i programit), të cilët financohen në përputhje me Udhëzimin Administrativ respektiv.

Mjetet e planifikuara për këtë vit në subvencione dhe transfere janë në bazë të Ligjit për ndarje Buxhetore 2020 dhe janë 3,313,805.00 euro të cilat ndër të tjera përfshijnë pagat e Specializantëve vullnetarë, projekte e tjera të planifikuara në bazë të Ligjit të Buxhetit dhe, gjithashtu, edhe Kontraktimet Sociale.

Andaj, mjetet që nuk do të mund të shfrytëzohen këtë vit nga Ministria e Shëndetësisë, është kërkuar që në bazë të LMFPP, neni 30, Qeveria t’i transferoj për shfrytëzim për COVID 19.

Pra, pagat e specializantëve vullnetarë përveç që janë të paprekshme, për to është paraparë edhe rritja nëse Ligji për pagat hyn në fuqi.

Artikulli paraprakMendoni se keni simptoma të ngjajshme me Covid-19, ja se kur është koha të bëni një test
Artikulli i rradhës Konfirmohen pozitiv 39 raste të reja me koronavirus, shkon në 669 numri total

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.