Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Muaji i dytë i shtatzënisë

Këshilla për shtatzëna 14/12/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ç’kemi hormone! Përderisa bebja juaj është e zënë duke u transformuar nga një qelizë në një fetus të plotë, rritja e niveleve të homroneve të shtatzënisë i tregojnë trupit tuaj se ndryshime ekstra do të ndodhin dhe se duhet punë ekstra për ta mbajtur trupin tuaj të shëndetshëm.

Bebja juaj

Në javët e ardhshme, fillon zhvillimi intenziv pasiqë organet kryesore të bebes tuaj fillojnë të zhvillohen (sistemi nervor, sistemi i tretjes, sistemi i qarkullimit etj) dhe 8 javë pas ngjizjes të gjitha vijnë në vendin e tyre.

Disa ndryshime dhe zhvillime që mund ti vëreni në këtë kohë janë:

– Bebja juaj ka rrahjen e zemrës në javën e 5-të.

– Këmbët dhe krahët shfaqen, gishtat e tyre që bëhen të dukshëm në javën e 6-të.

– Mushkëritë, veshtë, sytë dhe të gjitha organet tjera esenciale fillojnë të duken nga java e 8-të.

– Afër përfundimit të muajit të dytë, bebja juaj është e gjatë rreth 0.25cm dhe peshon rreth 9 gram.

Trupi juaj

Secila grua hynë në shtatzëni në mënyrën e saj, por është një simptomë që të gjitha gratë e përjetojnë në muajin e dytë. Plogështia. “Trimestri i parë është i lodhshëm për shumë nëna. Rritja e një bebe të re merr shumë energji, pa e përmendur ndryshimin e madh hormonal që ndodhë,” thotë Kelly Kasper, M.D., Obstetër & Gjinekologe në Universitetin e Mjeksisë Indiana.

Ndryshimet që mund të vëreni përfshijnë:

– Venat e gjakut, veçanërisht në abdomen dhe gjinjë, bëhen më të dukshme pasiqë sasia e gjakut tuaj fillon të ushqejë beben.

– Edhe pse nuk mund ta ndjeni, mitra juaj ka filluar të rritet, nga një kokërr në një top të vogël. Si rezultat i kësaj, mund ta vëreni se pantollonat tuaja kanë filluar të mos ju bëjnë më.

– Emocionalisht, mund të vërehen ndryshimet në disponimin tuaj — e gëzuar në një minutë pastaj nervoze minutën tjetër. Siklete të tjera mund të zhvillohen në trimestrin e parë siç janë: rritja e urinimit, turbullirat e mëngjesit dhe mos dëshira ndaj ushqimeve. / Gazeta Shneta

Artikulli paraprakSi të përgatiteni që cikli i radhës menstrual të kalojë më lehtë
Artikulli i rradhës Ky është shteti që askush nuk do që t’i lindë fëmijët me sindromën Down

Ju sugjerojmë

Rreziku nis para shtatzënisë: Studimi lidh pesticidet me probleme shëndetësore te të porsalindurit dhe fëmijët

19/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Shtatzënia ndryshon trurin e gruas, ndërsa e dyta lë gjurmë edhe më të veçanta

19/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Shtatzënia dhe çrregullimet e të ngrënit: Beteja e fshehtë që shumë gra e përjetojnë në heshtje

18/06/2026 Jetë

Vaksinimi i grave shtatzëna kundër RSV-së ul ndjeshëm shtrimet në spital te fëmijët

18/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Studimi sjell lajm të mirë për gratë me miastenia gravis: Shtatzënia nuk përkeqëson sëmundjen

18/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Aktiviteti fizik gjatë shtatzënisë mund të ulë rrezikun e diabetit gestacional

17/06/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.