Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Muaji fatkeq për fëmijët në Kosovë: Në maj më së shumti foshnje të braktisura

Lajme 01/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Abandoned girl
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Vitin e kaluar në Kosovë 34 fëmijë kanë mbetur pa prindër, ku numri më i madh i tyre ka ndodhur në muajin maj

Në shumicën e komunave të Kosovës janë një e më shumë fëmijë që janë braktisur nga prindërit e tyre.

Gjatë vitit të kaluar janë braktisur 34 fëmijë, numër ky fatmirësisht më i vogël në krahasim me vitin 2016, shkruan Gazeta Shneta.

Në komunën e Gjakovës prindërit kanë hequr dorë nga fëmijët në tri raste, në Gjilan dhe Istog nga 4 sosh, ndërsa në Prishtinë janë 5 fëmijë që kanë mbetur pa prindërit biologjik.

Sipas statistikave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, më së shumti fëmijë të braktisur ka në muajin maj dhe korrik.

Numri më i madh i fëmijëve të braktisur janë vajza ku dominojnë me 56 për qind të numrit total, ndërsa djemtë me 44 për qind.

Megjithatë, lajmi i mirë për këta fëmijë është se një numër i tyre kanë shkuar në bashkim familjar.

Vitin e kaluar në Gjakovë 4 fëmijë kanë shkuar në bashkim familjar, pesë në Mitrovicë, tre në Prizren. Gjithsej janë 23 fëmijë.

Ndërkaq 21 fëmijë janë adoptuar nga prindër të tjerë, 18 vendor dhe 3 ndërkombëtarë. Kujtojmë se sipas të dhënave të Qendrave Sociale, prindërit ndërkombëtarë më së shumti adoptojnë fëmijë me aftësi të kufizuara. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakAktori i famshëm shqiptar së shpejti bëhet baba
Artikulli i rradhës Këshillat e Ramadanit për insulinën, reagon endokrinologia Sadiku

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.