Falë teknologjisë modern ne i njohim zhvillimet mendore që bebi do kalojë përpara se të ndodhin. Studimet kanë konfirmuar atë që çdo prind e di instiktivisht: eksperiencat e hershme janë kritike për formimin e mendimit dhe mësimit te bebet.
Bebi juaj ka lindur me 100 bilion qeliza truri. Këto qeliza do të lidhen në rrjete me maturimin e trurit. Para ditëlindjes së trete, truri I bebit tuaj do të formoj afro 1000 trilion lidhje. Këto lidhje janë krijuar duke u bazuar në zhvillimin e interesave, zbulimeve dhe kuptimit të botës që e rrethon.
Të kuptojmë zakonet e lojës
Vëzhgo sesi bebi mëson duke të studjuar fytyrën, sytë dhe shprehitë që krijohen kur flasim. Kur bebi godet një lodër në tru ai po ndërton lidhjet. Në të ardhmen këto lidhje do e ndihmojnë të mësojë si të luaj basketboll, zgjidh një problem aritmetik.
Vëzhgo sesi femija juaj mëson për të vënë re çfarë aktivitetesh shijon. Nëse bebi pëlqen të qëndrojë shtrirë në kurriz e të godas lodra shtrihu pranë tij e fol për atë që po bën. Nëse do të qëndroj pak më ulur ndihmoje të qëndrojë dhe shpjegoji çpo shikon. Duke I mbështur interest natyrale të bebit po respekton zhvillimin unik individual.
Të lexoni bashkë
Nuk është kurrë herët për ti filluar ti lexoni bebit tuaj. Fillo me libra me faqe të trasha që kanë histori të shkurta e të lehta. Bebi do e shijoj duke prekur fletët apo të perpiqet të kthej faqen, të shoh sesi lexoni e madje ta provoj librin në gojë.
Mund t’ju duket i painteresuar për historinë por edhe pak sekonda lexim lenë një përshtypje të mirë. Zëri juaj i butë sidomos dhe tekstet me rrime, mbajtja në prep është një eksperience e mirë për bebin.
Përpara se ta kuptosh bebi do të interesohet në zërin që ju bëni dhe objektet që përfaqëson. S’do kaloj shumë kohë kur ta marrë vetë librin t’ja u jap në dorë për ta lexuar dhe të praktikojë disa tinguj…
Bëji masazh
Prekja është një mënyrë tjetër për të mbështetur zhvimin e bebit ndërkohë që formoni një marrëdhenie të mirë. Ledhatimi I kokës së bebit sapo fle gjumë lëshon hormone të rëndëshime në rritjen e tij. Studimet kanë treguar se bebet qe I kanë bërë masazh marrin peshë më shpejtë dhe kanë përiudha më të gjata gjumi.
Lëvizjet motorike
Edhe përse ka kohë derisa bebi të mësoj të rotullohet shtrirë rreth kësaj kohe disa arrijnë të kthehen. Studimet tregojnë se bebet kthehen më vonë sepse ne I vendosim të shtrirë në kurriz natën, siç duhet bërë gjithnjë! Por është e rëndësisshme që kur është zgjuar të qëndrojë sa më shumë barkazi.
Herën e parë që bebi do të rrotullohet është zakonisht nga barku në kurriz. Mund ti tremb pak dhe disa bebe do tentojnë të rikthen, të tjerë jo ka kohë për këtë. Ju mund ta inkurajoni bebin duke e vendosur në barkë dhe ti afroni një lodër pak larg, dhe bebi duke tentuar ta kap mund të kthehet.
Fillimi i daljes së dhëmbëve
Dhëmbët e para të bebeit nuk dalin edhe për disa muaj por ka dhe disa bebe që ju dalin dhembët që 3-4 muajsh. Trashëgimia është një faktor I rëndësishëm, prandaj intresohu për historikun e familjes duke I pyetur. Disa bebe kanë acarim të mishit të dhëmbëve për disa javë përpara se të dalë dhëmbi ndërkohë që të tjere thjesh I dalin pa shqetësimi.
Shënja të daljes së dhëmbëve janë:
Jargë; Acarim I fytyrës nga jargët; Futja e lodrës në gojë; Acarim (shpesh herë tregohet natën)
Tërheqja e veshit; Dalje bark jashtë; Zhvillim i vazhdueshëm
Kini parasysh që bebet janë unik. Nëse I arrin me parë apo më vonë zhvillimet bebi ka kohën e vet për të ndjekur, mos u shqetëso.