Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se nga data 1 Tetor do të fillojnë ekzaminimet me mamografi në kuadër të Muajit Rozë.
Sipas njoftimit, terminët mund të caktohen në Sportelin e Ambulancës Specialistike të Radiologjisë gjatë ditëve të punës nga ora 08:00 deri në 12:30, transmeton Gazeta Shneta.
Çdo paciente do të ketë një datë dhe orar të caktuar, ndërsa vonesat mund të çojnë në anulimin e terminit. Pacientet pa udhëzim dhe pa termin të konfirmuar nuk do të pranohen.
“Për komunat që tashmë ofrojnë shërbim mamografik funksional, si Istogu dhe Klina, shërbimi në spital nuk do të ofrohet.”- thuhet në njoftimin e këtij institucioni shëndetësor./Gazeta Shneta/




