Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Klinika e Gjinekologjisë në QKUK thirrje pacienteve që të bëjnë ankesa për pakënaqësitë e tyre

Lajme 12/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Klinika e Gjinekologjisë në QKUK ka dal me një reagim pas raportimeve në media, për pakënaqësitë e grave lidhur me trajtimin që iu bëhet kur shkojnë për të lindur fëmijë.

Në reagim thuhet se Kolegjiumi Profesional i Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në QKUK, iu bën thirrje të gjitha grave që të ushtrojnë ankesa me shkrim për çfarë do pakënaqësie që mund ta kenë në lidhje me shërbimet në këtë klinikë, shkruan Gazeta Shneta.

“Ne mirëpresim çdo sugjerim, rekomandim apo edhe ankesë që bëhet në mënyrë konstruktive dhe me qëllim të avancimit të shërbimeve shëndetësore. Ftojmë të gjitha gratë, nënat dhe pacientet që marrin trajtim në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, që në rast të ndonjë pakënaqësie apo shqetësimi, të drejtohen në mënyrë të rregullt dhe me shkrim: Tek Klinika e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës; Tek Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave të Pacientëve- QKUK/ShSKUK; apo edhe tek organet e tjera kompetente në nivel vendi. Ne besojmë se vetëm përmes bashkëpunimit dhe komunikimit të ndërsjellë mund të arrijmë standarde edhe më të larta të trajtimit dhe kujdesit ndaj çdo pacienteje”, thuhet në reagimin e klinikës.

Në këtë klinikë vitin e kaluar janë trajtuar mbi 20 mijë gra. Klinika e Gjinekologjisë në QKUK është e vetmja klinikë me shërbime terciare në nivel të Kosovës.

Më poshtë e gjeni reagimin e plotë:

Prishtinë, 12 shator 2025
Komunikatë për media nga  Kolegjiumi Profesional i Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrikës – QKUK

Kolegjiumi Profesional i Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në QKUK, duke u bazuar në parimet e transparencës dhe përgjegjësisë profesionale, njofton opinionin publik mbi punën dhe përkushtimin e stafit mjekësor, mjekëve, mamive dhe infermierëve në ofrimin e kujdesit shëndetësor për të gjitha gratë dhe nënat në Republikën e Kosovës.

Klinika e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës është i vetmi institucioni terciar referues në nivel vendi, ku trajtohen një numër i madh rastesh të natyrës gjinekologjike dhe obstetrike, përfshirë edhe rastet e komplikuara që referohen nga institucionet tjera shëndetësore publike dhe private.

Të dhëna kryesore për vitin 2024:

Paciente të hospitalizuara dhe trajtuara: 20,836;

  • Lindje gjithsej: 8,114;
  • Lindje normale: 5,773;
  • Me preje cezariane: 2,341;
  • Operacione të mëdha gjinekologjike: 2,972;
  • Intervenime kirurgjike me anestezion intravenoz të shkurtër: 1,899;
  • Intervenime me anestezion lokal: 212;
  • Paciente me trajtim konservativ: 7,639;
  • Vizita ambulatore: 35,872.

Këto të dhëna reflektojnë nivelin e lartë të shërbimeve dhe përkushtimin profesional të stafit mjekësor në kujdesin ndaj shëndetit të gruas dhe fëmijës.

Përkushtimi ndaj kujdesit dhe bashkëpunimit me pacientet

Kolegjiumi Profesional shpreh gatishmërinë e plotë për të bashkëpunuar me të gjitha pacientet dhe familjarët e tyre në drejtim të përmirësimit të cilësisë së kujdesit. Ne mirëpresim çdo sugjerim, rekomandim apo edhe ankesë që bëhet në mënyrë konstruktive dhe me qëllim të avancimit të shërbimeve shëndetësore.

Ftojmë të gjitha gratë, nënat dhe pacientet që marrin trajtim në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, që në rast të ndonjë pakënaqësie apo shqetësimi, të drejtohen në mënyrë të rregullt dhe me shkrim:

– Tek Klinika e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës.

– Tek Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave të Pacientëve- QKUK/ShSKUK.

– Apo edhe tek organet e tjera kompetente në nivel vendi.

Ne besojmë se vetëm përmes bashkëpunimit dhe komunikimit të ndërsjellë mund të arrijmë standarde edhe më të larta të trajtimit dhe kujdesit ndaj çdo pacienteje.

Apel për qetësi, informim të drejtë dhe raportim profesional

Në këtë drejtim, Kolegjiumi Profesional i bën thirrje të gjithë qytetarëve, veçanërisht grave dhe familjeve të tyre, që të kërkojnë informacion të saktë dhe të bazuar në fakte, si dhe të konsultohen me profesionistët shëndetësorë për çdo shqetësim lidhur me trajtimin ose kujdesin e ofruar.

Po ashtu, i ftojmë të gjitha mediat që raportojnë mbi rastet e natyrës shëndetësore, të tregojnë kujdes të shtuar gjatë trajtimit të tyre, duke u bazuar në fakte të verifikuara dhe situata reale. Raportimi profesional, i paanshëm dhe i saktë është thelbësor për ruajtjen e besimit publik dhe për mbrojtjen e dinjitetit të pacienteve, punonjësve shëndetësorë dhe sistemit shëndetësor në përgjithësi.

Kolegjiumi Profesional i Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrikës mbetet i përkushtuar ndaj misionit të tij – të ofrojë shërbime cilësore, humane dhe të sigurta për secilën paciente, në çdo kohë.

Puna jonë është e përditshme, në shërbim të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së pacienteve

Me respekt,

Kolegjiumi Profesional i Klinikës së Gjinekologjisë me Obstetrikë

Artikulli paraprakMuaji Rozë: Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka një njoftim për qytetarët
Artikulli i rradhës Operacioni i kataraktës në të dy sytë njëkohësisht konsiderohet i sigurt dhe efektiv

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.