Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Multivitaminat që duhet konsumuar para se të ngelni shtatzënë

Jetë 08/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjatë kohës që përgatiteni për të mbetur shtatzënë, këshilla e parë që mund t’ju japin, është të filloni të merrni multivitaminat

Ndoshta do të pyesni veten, nëse është vërtet e rëndësishme kjo rutinë e përditshme, por ju sigurojmë se ka shumë rëndësi!

Këto multivitamina ju ndihmojnë që të merrni sasitë e duhura të acidit folik, kalciumit dhe hekurit, lëndë ushqyese të cilat janë shumë të rëndësishme gjatë periudhës së shtatzënisë. Rekomandohet që ato të fillohen të paktën tre muaj para se të mbeteni shtatzënë.

Acidi folik ndihmon në parandalimin e defekteve në tubin nervor, të cilat janë anomali serioze që shfaqen në tru dhe në palcën kurrizore. Tubi nervor i një fetusi, nga i cili krijohet truri dhe palca kurrizore, zhvillohet gjatë muajit të parë të shtatzënisë. Në këtë periudhë kritike, ndoshta nuk jeni ende në dijeni se prisni një fëmijë.

Kalciumi forcon kockat dhe dhëmbët e nënës dhe të fëmijës, si dhe ndihmon që sistemi i qarkullimit të gjakut, ai muskulor dhe nervor të funksionojnë në mënyrë normale.

Hekuri ndihmon në zhvillimin e qelizave të gjakut dhe muskujve, si te nëna, ashtu edhe te fetusi. Ai ndihmon në parandalimin e anemisë, e cila shkaktohet nga mungesa e rruazave të kuqe të gjakut.

Sipas disa studimeve, multivitaminat ulin ndjeshëm rrezikun e lindjes së foshnjës nën peshë, këshillon Living. Këto multivitamina mund të gjenden në të gjitha farmacitë, por disa prej tyre mund të blihen vetëm me recetën e mjekut, i cili ose ju rekomandon një markë të caktuar, ose jua lë juve në dorë zgjedhjen e tyre.

Nëse multivitaminat ju shkaktojnë të përziera, mundohuni t’i pini para se të flini ose pasi të keni ngrënë diçka. Të përzierat mund t’ju largohen nëse përtypni çamçakëz ose fusni në gojë ndonjë karamele.

Nëse multivitaminat ju shkaktojnë kapsllëk, mundohuni të pini sa më shumë ujë, të konsumoni sa më shumë ushqime të pasura me fibra dhe të merreni me aktivitet fizik. Për çdo rast, mund të pyesni mjekun për përdorimin e barnave që ndihmojnë defekimin (jashtëqitjen).

Nëse këto këshilla nuk ju ndihmojnë shumë, mundohuni të gjeni mënyra të tjera më të frytshme. Ndoshta mund të keni rezultate më të mira, nëse ndërroni markën e multivitaminave, apo nëse i merrni të ndarë acidin folik, kalciumin dhe hekurin.

Artikulli paraprakSëmundja Alzhajmer: prova në rritje që virusi herpes është një shkaktar
Artikulli i rradhës Kushtojini rëndësi syve gjatë shtatzënisë, një nga shqisat më të ndjeshme

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.