Koronavirus është një infeksion që përhapet lehtësisht në publik, dhe disa njerëz mund të jenë asimptomatik dhe mund ta bartin Covid-19 tek njëri tjetri.
Deri në 80 përqind të popullsisë mund të përfundojnë duke u prekur nga COVID-19, por ende duke mbetur asimptomatike shkruan Express.co.uk
Mënyra më e qartë për të ditur nëse jeni të infektuar me koronavirus, por nuk keni simptoma, është nëse tashmë jetoni me dikë që ka COVID-19 përcjell Gazeta Shneta.
Nëse dikush në familjen tuaj ka testuar pozitivisht për koronavirusin, ose ka simptoma të koronavirusit, është jashtëzakonisht e mundshme që ata ta kenë kaluar virusin dhe juve.
Mund të duhen deri në 14 ditë që simptomat të fillojnë të paraqiten, kështu që mos u bëni kokëfortë dhe neglizhent nga kjo situate.
Mënyra tjetër për të ditur që mund të keni koronavirus është nëse humbni ndjenjën e nuhatjes ose shijes.
Disa pacientë kanë raportuar se ndjehen absolutisht mirë, por ata vetëm sa e kanë humbur ndjenjën e nuhatjes si një nga shenjat fillestare.
Është më mirë të izoloheni nëse mendoni se mund të jeni prekur nga koronavirus, dhe se mund të jeni asimptomatikë.
Simptomat e zakonshme të koronavirusit përfshijnë një ethe të lartë dhe zhvillimin e një kollë të re të vazhdueshme.
Nëse mendoni se keni COVID-19, duhet të qëndroni në shtëpi për të shmangur përhapjen e virusit më tej. /Gazeta Shneta/