Nga netët e gjata pa gjumë deri tek pelenat e çrregullta, nënat e reja kanë shumë gjëra për të cilat stresohen.
Gjëja e fundit që një mama e privuar nga gjumi duhet të shqetësohet është një shtatzani e papritur. Por siç rezulton, nënat e reja e kanë armën e tyre sekrete për konceptim: ushqyerjen me gji, transmeton Gazeta Shneta.
Është e mundur të mbeteni shtatzënë nëse keni marrëdhënie të rregultla gjatë gjidhënies. Por, ushqyerja me gji në vetvete është në të vërtetë një formë e kontrollit të lindjes.
Nëse bëhet në mënyrë të përsosur është mjaft e efektshme, krahas kontrollit hormonal të lindjes. Kjo për shkak se hormonet që nxisin prodhimin e qumështit të gjirit shtypin ovulacionin. Nëse nuk jeni ovulues, nuk do të konceptoni.
Si çdo formë e kontrollit të lindjes, kjo metodë nuk është 100% efektive./GazetaShneta/