Vetëm prezervativët janë vërtetuar se zvogëlojnë rrezikun e marrjes së disa sëmundjeve të cilat janë të transmetueshme.
Sipas Zyrës së Shëndetit të Grave, prezervativi i mashkullit me lateks është metoda më e mirë për mbrojtjen ndaj sëmundjeve seksuale, përfshirë HIV/AIDS, transmeton Gazeta Shneta.
Prezervativi femëror ka veti të ngjashme me prezervativin mashkull por studiuesit nuk kanë gjetur efektivitetin e tij në zvogëlimin e përhapjes së STD-ve aq sa kanë gjetur tek prezervativi mashkull.
STD më e zakonshme është virusi papilloma ose HPV. Asnjë metodë e kontracepsionit nuk mun të parandalojë plotësisht transmetimin e HPV, sepse mund të infektojë zona që nuk mbulohen ngan jë prezervativ.
Sidoqoftë, përdorimi i prezervativit me çdo akt seksual mund të ulë rrezikun e transmetimit të sëmundjeve të ndryshme./GazetaShneta/