Maska nuk është një garanci që nuk do të sëmureni, viruset gjithashtu mund të transmetohen përmes syrit dhe grimcave të vogla virale, të njohura si aerosole, që mund të depërtojnë në maska.
Sidoqoftë, maskat janë efektive në kapjen e pikave, e cila është një rrugë kryesore e transmetimit të coronavirusit dhe disa studime kanë verësuar se maskat mund të iu mbrojnë nga ky virus, transmeton Gazeta Shneta.
Nëse ka të ngjarë të jeni në kontakt të ngushtë me dike të infektuar, një maskë zvogëlon mundësinë që sëmundja të kalojë. Nëse po shfaqni simptoma të coronavirusit, ose jeni diagnostifikuar, veshja e një maske mund të mbrojë të tjerët.
Pra, maskat janë thelbësore për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe shoqëror që kujdesen për pacientët dhe rekomandohen gjithashtu për anëtarët e familjes që duhet të kujdesen për dikë që është i sëmurë. /GazetaShneta/