Drejtori i SHSKUK-së Dr. Basri Sejdiu ka vizituar sot katër klinikat e frontit të parë të cilat po përballen me fluksin e pacientëve pas konfirmimit të pesë rasteve me koronavirus në Kosovë.
“Sapo vizitova heronjtë tanë, mjekët, infermierët, por edhe stafin mbështetës që po merren me trajtimin e pacientëve që janë diagnostikuar me Covid -19, por edhe shërbimet tjera mjekësore që janë në vijën e parë të kujdesit për pacientë.
Vizitova 4 klinikat që janë në prioritet, si klinika të vijes së parë, Klinikën Infektive, Emergjencën, Pediatrinë dhe Pulmologjinë.
Në vizitë në Klinikën Infektive, nga stafi mjekësorë u njoftova se gjendja e pacientëve të diagnostikuar me Covid-19, është stabile për momentin dhe janë nën mbikëqyrje të vazhdueshme.
Poashtu, nga stafi i klinikave tjera, u njoftova, se stafi po ofron mbështeje maksimale për pacientët në nevojë”, ka shkruar Sejdiu në postimin e tij. /Gazeta Shneta/