Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mungesa e analizës së Intolerancës ushqimore në QKUK detyron qytetarët të paguajnë shifra të larta në klinikat private

Lajme 09/06/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

71-vjeçarit Idriz Shtutica i është kërkuar analiza për intolerancën ushqimore. Por, ai këtë analizë nuk mund ta bëjë në institucionet publike, e në ato private thotë se po i kushton shumë.

“Kjo është analizë që kushton rreth 100 euro, unë 100 euro e kom pensionin. Tash 1 muaj ditë çka me bo, ku me i marr paret e tjera për ushqim e për barna tjera. Po duhet në privat me i bo, edhe personeli mjekësor është i lidhur me privatin”, tha Idriz Shtutica, pacient.

Se çmimet në laboratorët privatë e kalojnë shifrën prej 100 eurosh, është vërtetuar gjatë kontaktit që ATV-ja ka bërë me disa laboratorë privatë.

Në anën tjetër, analiza e Intolerancës ushqimore ende nuk dihet se kur do të fillojë të bëhet në QKUK.

Madje, në këtë laborator, ka mungesë edhe të aparaturave për kryerjen e kësaj analize.

Mirëpo, duke pasur parasysh që me anë të kësaj analize zbulohet më lehtë se çfarë ushqime duhet t’i reduktojë pacienti për trajtimin e një sëmundjeje të veçantë, njohësit e shëndetësisë kërkojnë që QKUK-ja, ta funksionalizojë sa më shpejt këtë shërbim mjekësor.

“Çka është e rëndësishme është se përveç se është shumë i kërkuar, nuk bëhet askund në sektorin publik në QKUK, e në asnjë institucion publik. Problematikë është se në institucionet private kushton shtrenjtë, përafërsisht në treg nga 80-200. Andaj, nëse QKUK-ja do ta kishte, do të ishte më mirë për shëndetin publik të popullatës”, tha Flora Hajrizi, nutricioniste.

“Menaxhmenti i SHSKUK-së do të duhej ta merrte në konsideratë implementimin e një procedure të tillë. Në mënyrë që të kursehet xhepi i qytetarëve, të cilët harxhojnë me qindra euro, për ta kryer këtë analizë në sektorin privat shëndetësor”, tha njohësi i shëndetësisë, Bujar Vitia.

Pavarësisht insistimit të ATV-së, Ministria e Shëndetësisë dhe SHSKUK-ja nuk kanë kthyer përgjigje se a ka plan për blerjen e aparaturave që do të mundësonin që Intoleranca ushqimore të bëhej në laboratorin biokimik të QKUK-së. /atvlive.tv

Artikulli paraprakDiabeti i tipit 2: Ngrënia e mëngjesit me pak karbohidrate mban nën kontroll sheqerin në gjak
Artikulli i rradhës Zelanda e Re ndalon cigaret elektrike

Ju sugjerojmë

Moti sot me diell, vranësira, vende-vende me reshje shiu

21/07/2026 Lajme

Gjendje alarmante në Gostivar, mbi 3.100 raste me simptoma helmimi

20/07/2026 Lajme

“Një fëmijë dërgohet në QKUK”, Spitali i Pejës jep detaje për të lënduarit nga aksidenti në Istog

20/07/2026 Lajme

Përfundon me sukses kursi i parë i Lidershipit për Sëmundjet Kronike Jo-Ngjitëse në Kosovë

20/07/2026 Lajme

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.