Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mungesa e babait shkakton këto çrregullime tek fëmija

Jetë 26/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Është e ditur tashmë se sa i rëndësishëm është babai për zhvillimin e fëmijës. Në fakt, si dashuria, si refuzimi nga ana e të dy prindërve mund të ndikojnë thellësisht ekuilibrin emotiv, vetëbesimin dhe shëndetin mendor të fëmijëve.

Në vitet e fundit, psikologët kanë filluar të studiojnë më thellë rolin e prindërve në zhvillimin e fëmijëve. Studime të shumta kanë nxjerrë në pah rëndësinë e figurës atërore.

Këto studime kanë nxjerrë në dritë se si mungesa e babait shkakton probleme përshtatjeje te fëmijët. Sigurisht, prania e tij dhe mirëkuptimi kanë efekt të kundërt: thjeshtëson përshtatjen e fëmijës dhe krijon kushte për një zhvillim të shëndetshëm psikologjik.

Pasojat psikologjike të një babai mungues

Zbulojmë se cilat janë pasojat e mungesës së babait në jetën e një fëmijë dhe si t’ia bëni për të shëruar plagët emotive që lidhen me këtë mungesë.

(Për të mësuar më shumë për komplikimet e shtatzënisë Klikoni KËTU)

Probleme në sjellje

Një baba që mungon në jetën e fëmijëve të tij mund të gjenerojë tek ata probleme të sjelljes. Fëmija ka nevojë të përballet vazhdimisht me botën e jashtme.

Prania fizike e vetëm njërit prej prindërve nuk mjafton për të formësuar karakterin dhe për ta ndihmuar fëmijën të përballet me botën. Përkundrazi, ndonjëherë mund të jetë më e keqe prania fizike e një prindi të vetëm, nëse ajo nuk shoqërohet me vëmendjet e duhura përkundrejt fëmijës.

Gjeneron pasiguri dhe ankth

Një baba që mungon apo që vë në diskutim çdo aktivitet të fëmijës gjeneron tek ai ankth, pasiguri.

Padyshim është e rëndësishme t’i vini në diskutim sjelljet e fëmijës, por në mënyrë konstruktive, duke i bërë të kuptojë se është nga ana e fëmijës në çdo rrethanë, raporton Telegraf.

Mungesa e babait: roli i nënës

Shpesh nëna, edhe pse ruan “bashkimin e familjes” ka tendencën që të justifikojë mungesën e babait me shprehje të tipit: “ti e di shumë mirë se si është yt atë”; “babai yt nuk e kupton që të lëndon”; “mundohu të kuptosh babanë tënd” apo “babi yt e bën për ty”.

Në thelb nëna ka mësuar të pranojë karakterin e shkëputur të partnerit dhe mundohet që edhe fëmija ta kuptojë, i cili nga ana e tij e përjeton gjithçka si një mungesë vlerësimi për të.

Por nuk është asfare kështu. Pikërisht sepse e do të voglin, figura mëmësore padashje, mundohet të sjellë ashtu si di harmoninë në familje.

Artikulli paraprakCila është mosha perfekte për të mbetur shtatzënë
Artikulli i rradhës Kështu mund t’i ndihmoni fëmijët të flasin më shpejt

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.