Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mungesa e barnave, QKUK thotë se u shpenzuan para kohe

Lajme 19/11/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mungesa e barnave dhe terapive esenciale është bërë pothuajse e zakonshme në QKUK.

Së fundmi ka mbetur pa target terapinë Klinika e Onkologjisë me të cilën trajtohen një numër jo i vogël i pacienteve me kancer të gjirit, pra që është tabletare, Palbociclib.

Bari ky që është shtuar rishtas në Listën Esenciale si terapi e shtrenjtë dhe që kushton shumë në tregun privat, raporton Klan Kosova.

Në kushte anonimiteti, gratë që e marrin këtë terapi janë shprehur të shqetësuara ngase siç thanë ato nuk janë të informuara se kur klinika do të furnizohet me të apo cila është alternativa dhe sa ndikon ndërprerja e saj në shëndetin e tyre.

Bazuar në përgjigjen e ShSKUK-së, nuk dihet se kur do të ndodhë furnizimi.

Pos target terapisë, mungojnë edhe dy cistostatikë si Cyclophosphamide dhe Doxorubicin që aplikohen në kimioterapi dhe terapi suportive. Pacientet i thanë Klanit se këto nuk janë përgjatë dy seancave të fundit të terapisë onkologjike, e blerja e tyre po ju kushton diku 100 euro.

Krahas këtyre, gjatë të hënës dhe të martës në terren, televizioni ka takuar edhe familjarë të pacientëve që po trajtohen në njësinë e Mjekimit Intensiv Qendror, ku po detyrohen t’i blejnë vetë edhe ampullat më bazike të LE, si Vitaminën C, B-Complex, Kaliumin dhe të tjera.

Për Vit C nga ShSKUK thonë se tashmë është lidhur kontrata e re dhe do të bëhet furnizimi në sasi të mjaftueshme, kurse për Kaliumin bëjnë me dije se tenderi ka dështuar dhe se e njëjta është riinicuar. 

Artikulli paraprakUshqimet ultra-të përpunuara po nxisin krizë shëndetësore botërore, kërkohet reformë urgjente e politikave
Artikulli i rradhës Parandalohet kontrabanda e barnave nga Turqia, kapet mall me vlerë mbi 10 mijë euro

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.