Një nga studimet e fundit ka bërë të ditur se në dy vitet e fundit, një e treta e fëmijëve nuk bëjnë gjumë të mjaftueshëm çdo natë. Duke e ditur se gjumi është një nga pjesët e rëndësishme të funksionimit tuaj, ai shfaq shqetësime në shëndetin dhe mirëqenien e fëmijës suaj.
Sesa orë gjumë duhet t’i bëjnë fëmijët ndryshon në bazë të moshës së tyre shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta.
Mungesa e gjumit mund të kontribuojë në probleme me shkollën e probleme tjera shëndetësore.
Për këtë arsyje, kujdesi ndaj rutinës së gjumit është parësorë.
Kjo pasi ai luan një rol të rëndësishëm në shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme të fëmijës suaj. Në momentin që ata nuk flejnë mjaftueshëm, ata mund të përjetojnë ndryshime me peshën e tyre, madje edhe nivele të larta të stresit.
Pediatri pulmonar në Spitalin e Fëmijëve, Anayansi Lasso-Pirot ka thënë se “fëmijët me mungesë gjumi kanë më shumë vështirësi të mësojnë në shkollë dhe më shumë probleme të sjelljes.”
Gjatë gjumit, trupi kalon nëpër cikle të ndryshme gjumi, të cilat janë të gjitha pjesë e ritmit cirkadian. Ndërsa kjo po ndodh, trupi po prodhon hormone si melatonin (që kontribuon në gjumë të shëndetshëm), kortizol (i cili rregullon stresin), grelin (që rregullon urinë) dhe një hormon rritjeje (i cili ndihmon kockat dhe muskujt të rriten). /Gazeta Shneta/