Përdorimi i subctancave narkotike është një fenomen mjaft i përhapur në tërë botën, e në vitet e fundit ka filluar të rritet edhe në Kosovë.
Varësia nga droga ka një ndikim në zhvillimin normal të jetës. Duke shkaktuar kështu probleme financiare, emocionale por mbi të gjtha shëndetësore.
Në një intervistë për Gazetën Shneta, shefja e Repartit të Sëmundjeve të Varësisë, Samire Gashi-Braina tregoi se ka një mori faktorësh që shtyejnë në përdorimin e drogës.

“Numri i konsumuesve të substancave narkotike dhe alkoolit është në rritje e sipër. Ndikojnë shumë faktorë por, konsideroj se shoqëria, kujdesi dhe kontrolli i pakët i familjarëve gjegjësisht prindërve në raport me fëmijët ndikon më së shumti në konsumim të substancave jo të ligjshme. Por edhe gjendjet e ndryshme emocionale, pamundesia e zgjedhjes adekuate të problemeve, divorci e shumë faktor tjerë ndikojnë në keqpërdorim të substancave në fjalë, tha ajo.
Edhe në një hulumtim shkencor publikuar së fundi nga organizata Alliance Defending Freedom, thuhet se njerëzit përdorin droga të tjera për një larmi arsyesh, e një ndër to është edhe për të shmangur dhimbjen fizike ose psikologjike.
Gjithsesi ajo çfarë mbetët shqetësuese është fakti që në Kosovë nuk ka një qe institucion të specializuar për rehabilitim, pasi siq thekson edhe Gashi-Braina trajtimi nga kjo varësi është afatgjatë.
“Trajtimi është afatgjatë , kompleksivë dhe shumë i vështirë .Nuk përfundon vetëm me qëndrim dy javor në spital por duhet të vazhdoj për një periudhë më të gjatë përafërsisht një vit .Në shumicen e rasteve është i domosdoshem rehabilitimi në qendra rehabilitimi në insitutcione të specializuara për trajtim të varësisë, që i orientojmë jashtë vendit pasi fatkeqsishtë në Kosovë nuk kemi qendra të tilla”, theksoi ajo.
Në anën tjetër, ajo çfarë Gashi-Braina tregon është që gjatë pandemisë numri i të hospitalizuarve në repartin e tyre në QKUK ka qenë më i vogël, kjo për shkak të ndikimit qe pandemia kishte në sistemin e punës.
“Në vitin 2020, numri i pacientëve ka qenë më i vogël. Kjo për shkak të situatës me pandeminë, pasi kemi qenë të detyruar të pranojmë vetëm rastet me urdhëres të gjykatave, për trajtim të detyruar në klinikën tonë dhe rastet që kanë shpreh dhunë nën ndikim të substancave qoftë në rrethin familjar apo jashtë saj”, u shpreh shefja e reparitit.
Në Klinikën e Psikiatrisë, përkatësishtë në Repartin e Sëmundjëve të Varësisë, gjatë vitit 2021 kanë kërkuar trajtim mjekësor 112 pacientë, dhe sipa Gashi-Braina përdorimi më i shpeshtë është i marihuanës. Por sipas saj gjatë vitit të kaluar ka pas një numër të konsiderueshëm qe kanë abuzuar heroinën dhe kokainën dhe barnat sedative.
E moshat të cilat kanë kërkuar trajtim në këtë klinikë sipas të dhënave u takojnë personave 18 vjeç e sipër, por shefja e repartit pohon se kanë pasur raste, por më të ralla kur pacientët kanë qenë 15-16 vjeç./Gazeta Shneta/




