Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Anemia në shtatzëni, simptomat e hershme të zbuluara në procesin nëntë mujor

Këshilla për shtatzëna 19/02/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
epilepsia
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kur jeni shtatzënë, mund të zhvilloni anemi dhe si e tillë, gjaku juaj nuk ka mjaftueshëm qeliza të kuqe të shëndetshme për të bartur oksigjenin në indet dhe në fëmijën tuaj.

Gjatë shtatzënisë, trupi juaj prodhon më shumë gjak për të mbështetur rritjen e foshnjës tuaj.

Nëse nuk po merrni mjaftueshëm hekur ose disa lëndë ushqyese të tjera, trupi juaj mund të mos jetë në gjendje të prodhojë sasinë e qelizave të kuqe të gjakut që i nevojiten për të zhvilluar gjak shtesë për rritjen e foshnjës, shkruan Very Well Family, përcjell Gazeta Shneta.

Është normale të keni anemi të butë kur jeni shtatzënë. Por mund të keni anemi më të rëndë nga niveli i ulët i hekurit ose vitaminave ose nga arsye të tjera shëndetësore.

Anemia mund t’ju lërë të ndjeheni të lodhur dhe të dobët. Nëse është e rëndë por nuk mjekohet, mund të rrisë rrezikun për komplikime serioze si lindje e parakohshme.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

Simptomat më të zakonshme të anemisë gjatë shtatëzanisë janë: lëkura, buzët dhe thonjtë e zbehtë, lodhje dhe dobësi, marramendje, probleme me frymëmarrje, rrahjet të shpejta të zemrës.

Në fazat e hershme të anemisë, mund të mos keni simptoma të dukshme. Dhe shumë nga simptomat janë ato që mund të keni gjatë shtatëzanisë edhe nëse nuk jeni anemike.

Prandaj sigurohuni që të merrni teste rutinore të gjakut për të kontrolluar aneminë në takimet tuaja para lindjes.

Anemia e rëndë ose e patrajtuar me mungesë hekuri gjatë shtatëzanisë mund të rrisë rrezikun për të pasur:

– një fëmijë i parakohshëm ose me peshë të ulët të lindjes;

– një transfuzion gjaku (nëse humbni një sasi të konsiderueshme të gjakut gjatë lindjes);

– depresioni pas lindjes;

– një fëmijë me anemi ose dhe me vonesa zhvillimore. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMungesa e institucioneve të specializuara për rehabilitim nga varësia po i çon pacientët jashtë vendit
Artikulli i rradhës Top 5-she e simptomave dhe shenjave që ndikojnë në pamundësinë për të ngelur shtatzënë

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.