Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mungesa e jodit të fëmijët

Jetë 21/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një nga problemet që shfaqet më shpesh është zmadhimi i gushës, që në të kaluarën ishte një problem mjaft i theksuar.

Kjo ndodh në 1 të porsalindur në 3500 raste. Pasojat janë mungesa e zhvillimit mendor dhe fizik. I porsalinduri do të ketë të pambyllur pjesën kockore pas kokës, defekon me vështirësi, ka kërthizë të dalë, ikteri zgjat në kohë dhe është i shprehur, transmeton Gazeta Shneta.

Më vonë tek këta fëmijë lëkura është e ashpër, e thatë, e zbehtë, është e mermertë, barku zmadhohet, gjuha zmadhohet dhe del jashtë gojës, fëmija qan me zë të trashë, ka gjumësi të tepruar, zhvillim mendor të pakët.

Kur mbush një vit fëmija nuk flet, nuk ecën, barku vazhdon të jetë i madh, ka kapsllëk, lëkura është e ashpër, mbetet shtatshkurtër. Meqë diagnoza bëhet me vështirësi janë krijuar programe të zbulimit të sëmundjes që ditën e tretë të lindjes. Kur bëhet matja e hormonit të tiroides.

Nëse nuk diagnostikohet që në këtë moment dhe nuk nis trajtimi, ky fëmijë do të ketë pasoja në zhvillimin mendor dhe fizik. Nëse trajtohet në kohë, ky fëmijë ka ecuri të mirë. Duhet që jodi të merret në dozën 200 makrogramë në ditë për të rritur. Duhet që te gratë shtatzëna të jepet në formë tabletash, 200 mikrogramë në ditë.

Jodi gjendet në kripë dhe kjo gjendet në bukë, gjellë, ushqime të konservuara, që janë të pasura me kripë. E para është marrja e kripës së jodizuar nga popullsia, shtesa e jodit gjatë shtatzënisë dhe periudhës së laktacionit dhe në fëmijët e moshave të pubertetit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakTraumat gjatë fëmijërisë ndikojnë në plakjen e shpejtë dhe sëmundjet e jetës
Artikulli i rradhës Çerdhja zvogëlon rrezikun nga astma

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.