Gjakrrjedhja në formë të hematomës nën lëkurë, gjakrrjedhje në muskuj, si dhe nga mukoza, trakti gastrointestinal dhe sistemi urogjenital mund të jenë tregues të mungesës së një vitamine të rëndësishme.
Mungesa e vitaminave K te personat e rritur në rastet më të shpeshta vjen si pasojë e absorbimit të keq në zorrë të hollë. Shkaktarë më të rrallë të mungesës së vitaminës K janë edhe: konsumimi joadekuat i ushqimit, çrregullimi i sintezës së baktereve në zorrë (përdorimi i gjatë i antibiotikëve) dhe humbja e rezervave të vitaminave K në mëlçi.
Mungesa e vitaminave K quhet hipovitaminoza K, e simptomat mund të jenë: njolla, hematomë, dhimbje në stomak, kalcifikimi i indit të butë, gjakrrjedhje gjatë ciklit menstrual, gjakrrjedhje në traktin tretës, gjak në urinë, gjak nga hunda, mish të dhëmbëve dhe sytë, anemi, osteoporozë, fraktura.
Vitamina K në ushqim
Për t’i siguruar trupit sasi të mjaftueshme me vitamina K, nevojitet që në ushqim të përfshini ushqimet: lakër, lakër jeshile, lakër Brukseli, spinaq, hithra, perime me gjethe të gjelbër, domate, bizele, sojë, karrota, patate, vajra bimore, vaj peshku, qumësht të lopës, jogurt, të kuqtë e vezës.