Për shkak të mungesës së energjisë elektrike, Qendrat e Mjekësisë Familjare (QMF) dhe Ambulancat e Mjekësisë Familjare (AMF) në komunë do të qëndrojnë të mbyllura gjatë pasditës së sotme.
Kjo u bë e ditur nga nje postim në facebook nga faqja zyrtare e QKMF-së, përcjell Gazeta Shneta.
Gjatë kësaj periudhe, të gjitha shërbimet mjekësore do të ofrohen në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi” në Suharekë, e cila do të vazhdojë punën normalisht pavarësisht ndërprerjes së energjisë.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM ZYRTAR
Të nderuar qytetarë dhe të nderuar punonjës shëndetësor,
Ju informojmë se, për shkak të mungesës së energjisë elektrike, Qendrat e Mjekësisë Familjare (QMF) dhe Ambulancat e Mjekësisë Familjare (AMF) do të jenë të mbyllura gjatë pasditës.
Shërbimet për të gjithë qytetarët do të merren në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi” -Suharekë.
Kërkojmë mirëkuptimin tuaj dhe ju falënderojmë për bashkëpunimin.
/Gazeta Shneta/




