Qendrës Klinike Universitare i është shtuar një specialist i anestezionit dhe mjekimit intensiv.
Endrit Ibishi është specialisti më i ri i anesteziologjisë dhe mjekimit intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, e cila vitet e fundit ka vuajtur nga mungesa e mjekëve të këtij profili, shkruan Gazeta Shneta.
“Sot i dhashë fund rrugëtimit tim 5-vjeçar, duke përfunduar provimin specialistik dhe duke marrë titullin “Specialist i Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv””, ka shkruar Ibishi në postimin e tij.
Ai ka falënderuar komisionin vlerëues të përbërë nga Prof. Rajmonda Nallbani – Kryesuese e komisionit, Prof. Agreta Gashi dhe Prof. Rexhep Gjyliqi – anëtarë të komisionit.k
“Mirënjohje të veçantë mentorit tim Dr. Mentor Alimusaj, si dhe të gjithë kolegëve që më kanë qëndruar pranë gjatë këtyre viteve”, ka shkruar Ibishi. /Gazeta Shneta/




