Mungesa e Vitaminës D nga lindja deri në fëmijërinë e hershme është shoqëruar me një rrezik të shtuar të presionit të gjakut. Gjetjet e studimeve sugjerojnë që kontrollimi dhe plotësimi i vitaminës D në shtatzani dhe në fëmijërinë e hershme mund të parandalojnë ose zvogëlojnë rrezikun e presionit të gjakut më vonë gjatë jetës.
Mungesa e vitaminës D nga lindja deri në fëmijërinë e hershme ishte e lidhur me një rrezik të rritur së presionit të gjakut në fëmijërinë e mëvonshme dhe adoleshencës, sipas hulumtimeve të American Heart Association, transmeton Gazeta Shneta.
Studiuesit punuan me 775 fëmijë nga lindja deri në moshën 18 vjepare në Qendrën Mjekësore të Bostonit. Shumica jetonin në zona me të ardhura të ulëta urbane dhe 68% e fëmijëve ishin afrikano-amerikanë. Nivele të ulëta të vitaminës D u përcaktuan më pak se 11ng/m (nanogram për milimetër) në gjakun e kurrizit gjatë lindjes dhe më pak se 25ng/ml në gjakun e një fëmije gjatë fëmijësirsë së hershme.
Krahasuar me fëmijët që kanë lindur me nivele të duhura të vitaminës D:
Fëmijët e lindur me nivele të ulëta të vitaminës D kishin një rrezik afërsisht 60% më të lartë të presionit të gjakut të sistemit sistolik
Fëmijët që kishin nivele të ulëta të vazhdueshme të vitaminës D gjatë fëmijërisë së hershme kishin dyfishin e rrezikut të tensionit të ngritur midis moshave 3 dhe 18 vjeç./GazetaShneta/
Për të mësuar më shumë për komplikimet në shtatzëni Klikoni KËTU.